Shqiptaret te dhunuar nga zhurma dhe gjestet
Linda Kalemi Verehet mjaft here qe lideret shqiptare e shprehin pakenaqesine me mimike rudhin vetullat bejne shtrengime buzesh xheste negative dmth japin nje mesazh ne menyre vulgare
Jo vetem nga muzika e larte moria e makinave dhe boriet. Dhune akustike kur flasim sepse nuk dime te flasim ashtu si duhet.
E jemi shume te vonuar edhe per te diskutuar rreth ketij problemi dhe rreziqeve te medha qe na vijne prej tij ne cdo fushe.
Ne mungese te sondazheve kete mendojne specialistet e pakte ne kete fushe qe rreken te analizojne konstatime deri ne dukuri negative te shoqerise sone. Ata japin modele te cilat bota ka kohe qe i ka pervetesuar dhe nuk i diskuton me.
Qe shqiptaret jane nje popull qe flasin me ze te larte kete nuk ka nevoje ta pohoje asnje sondazh studimor e statistike e munguar rreth te folurit tek ne. Konstatohet masivisht ngado e nga kushdo thote sociologu Zyhdi Dervishi. Domethene me shume bertasim se sa flasim. Me tonalitete aq te larte sa te luajne mendte e kokes.
Dhe kjo ndodh ne cdo ambient pa asnje lloj kategorizimi ne familje hapesira kolektive si pallat rruge urban zyre pune dyqan bar-kafe. Domethene shumefishim zhurmash jo vetem nga moria e makinave dhe boriet qe bien edhe kur eshte e panevojshme.
Thjesht ashtu per te shfryre dufin se nuk po hapet semafori dhe hajt tia nxjerrim inatin edhe pajisjes mekanike Se fundi shto edhe zhurmen e llahtarshme te motorave te garave qe terrorizojne banoret duke u stervitur si u do qejfi ne mes te qytetit. Zhurme jo vetem nga muzika e larte ngado ne makina bare pube dyqane dasma dhe ahengje pa fre.
Jo vetem nga ngarkim-shkarkim peshash perplasje fort pertoke levizje pa fund karrigesh ne ulje-ngritje pa kujdes perplasje sa na hane duart kur takohemi me njeri-tjetrin perplasje dyersh e nje mori e mori detajesh si keto. Por edhe ne te folurin me ze teper te larte.
Zera te larte arrogante imponues
Nese ne rruget e kryeqytetit shqiptar vjet jane matur 74 decibelet alarmante tej normave akustike aty brenda mund te jene perkapur edhe shakate e shpeshta te leshuara me ze sa u ha germazi. Te cjerrat e adoleshenteve gjate pushimeve neper klasa me ulerima qe nuk i degjon edhe kur kalon prane kopshtit zoologjik.
Por jo vetem femije edhe prinder gjysher qe ose iu bertasin ose i lene femijet te bertasin sa here pa e prishur terezine. E nese perpiqesh te nderhysh te ndryshosh sa mundesh ku mundesh sado e pajisur me takt te jesh o merr ndonje ngerdheshje o pergjigje si Pse te zuri koka ty ose ne te rralle ndonje Ke te drejte Na fal.
Ketu bie ne sy qe njerezit flasin shume dhe me ze te larte veren ne nje kohe te shkurter Adam Jaffers turist i rastesishem anglez ne veren e ketij viti ne Tirane.
Jemi mesdhetare. Mesdhetaret kete natyre kane fjalamane te ngadalte ne veprime apasionante ne te folur ia pret nje tjeter turist Diego Passavanti ky jo nordik por italian mesdhetar.
Sa here me ze koka kur punoj me kolege shqiptare ne zyre. Edhe ne italianet ne fakt nuk jemi kushedi se sa me mire ne te folur por kjo nuk eshte gje e mire si ne shoqerine tone si ne tuajen thote Salvatore Costanzo i cili prej vitesh punon ne Shqiperi.
Por sido qe te jete edhe mesdhetaret jane njerez qe sado te pershtaten me zakonet e njeri-tjetrit kane limitet e tyre si qenie biologjike per te duruar zhurmat thote mjeku patolog Eslem Hasanaj.
Ne nje shkrim te nje viti me pare ne faqet e gazetes Shekulli e cila sensibilizoi e para rreth dhunes akustike psikologu Edmond Dragoti do te shprehej Dhuna akustike sjell stres ankth mungese perqendrimi dhe efikasiteti kudo. Duke demtuar sistemin nervor nese eshte pertej limitit qe mund te perballoje kapaciteti njerezor. Por dhune akustike ekziston edhe ne te folur.
Dhe eshte po aq e demshme apo edhe me keq akoma sepse i foluri zhvillohet gati non stop gjithe diten dhe zhvillohet fare prane vesheve tane. thote Linda Kalemi specialistja e vetme e certifikuar jashte Shqiperise per kurse elegance ne sjellje.
Per Linden toni i larte i zerit nuk tregon asnje vlere pervecse ngacmon sistemin nervor nuk e le tjetrin te perqendrohet te ajo cfare duhet te beje mendoje flase sepse ai dhunohet preket dhe ne keshtu demtojme njeri-tjetrin.
Ne te folurin e zakonshem sipas saj vihen re shpesh tone kercenuese urdhra zera te larte aspak te qete dhe te embel duke u bere teper acarues dhe te demshem per shendetin tone psikologjik dhe fizik.
Ose gjen dhe te kunderten te folur pasive te fjetur pa dinamiken e nje sensi te kulturuar. E jo vetem ne mase por edhe tek elita e shoqerise qe ne fakt duhet te jepte modelet me te mira per tu ndjekur e marre shembull.
Defekte te renda edhe kur flet elita
Per shkak te perplasjeve te interesave politike tek politikanet rendom ashpersohet tej mase edhe i foluri. Dhe shperthen me fjale tone mimika sa befasuese aq edhe jo sepse skena te tilla jane bere kaq te zakonshme madje edhe burim humori ne popull.
Politikanet tane me fjale zhargon kerkojne te bejne efekt te dallohen por efekti behet me menyra nga me te ndryshmet qe duhet ti perkasin nje niveli me te larte. Fyerjet qe ata bejne zakonisht ne ekran perbejne edhe shkelje ligji sepse nje gje e tille percjell keqedukim.
Nderkohe qe familjaret investojne per edukimin e femijeve te tyre kjo bie ndesh me ate qe femijeve iu percillet ne ekrane. Ne boten e zhvilluar televizioneve ne keto raste iu vihen gjoba ose ne ate moment nderpritet transmetimi. thote Linda.
Ne kulturen tone te debatit politik dhe jo vetem Linda kritikon edhe konceptin per te imponuar mendimin tone ndaj tjetrit. Nuk dime te degjojme ate qe flet. Por i foluri nuk eshte vetem i foluri.
Duhet te dime edhe te degjojme qe te kemi mundesi te flasim. Nuk dime te degjojme jo e vesh por me mendje. Kjo vjen sepse nuk kemi respekt. Kur dikush flet ne vertisim ne mendje vetem cfare do te themi ne me pas.
E shohim ne sy ke kemi perballe sa per te kaluar radhen sepse ne fakt perqendrohemi te ajo cfare do te themi vete. Duam te na dale e jona mendimi yne se vetem ne kemi te drejte dhe nuk jemi te gabueshem. Rrekemi ta bindim edhe bashkebiseduesin per kete. Por shoqeria nuk eshte e ndertuar vetem me ne.
Harrojme qe zinxhiri me mire ndertohet nga te gjitha hallkat nje hallke nga njeri e nje nga tjetri. shpjegon Linda. Ajo veren edhe denigrime me fjale tipike si ore ti degjo ketu.
Edhe tek imazhet televizive pertej politikes Linda ka plot per te thene.
Ka spikere me te folur tmerresisht te gabuar sidomos ne perdorimin e tonit te zerit. Kjo vjen sepse tek ne nuk ekziston nje shkolle per spikere te cilat detyrimisht duhet te kalonin kesi trajnimesh te elegances perkufizon ajo se pari. Sipas saj ata qe japin programe flasin ose shpejt duke ngrene fjalet apo dhe duke i zvarritur ato ose me ngadale sec duhet.
Nuk kane diksionin e duhur. Perdorin eeee ne fund te fjaleve pasthirrma te cilat nuk jane profesionale sjane etike dhe qe njekohesisht tregojne nenvleresim.
Zanoret sidomos nuk perdoren ose atyre iu meshohet shume pak. Perdoren zera te llastuar provokues kur ne fakt po flitet per gjera te rendesishme. Transmetojne emocione e lustrojne ate qe duan te thone.
Mundohen te ndikoje me mimike por lajmi jepet sakte qarte. Dhe keto vihen re ne spikere me emer kur jane duke dhene lajme ne stacione qendrore televizive. Mjaft te besh proven e hapjes se televizorit dhe uljes se zerit dhe kjo nxjerr ne pah te gjitha defektet ne mimike. veren si teper te gabuar Linda.
Buzeqeshja masivisht munguese
Po te veresh dhe besoj jo vetem une perendimoret ne teresi kane nje qeshje me cliret me te skajshme ne goje vesh me vesh me masive ngado ne rruge dyqane zyra. Kjo varet nga shume faktore social-ekonomike por besoj se edhe dine ta stimulojne optimizmin te vetendjerit mire e kjo me pas ndikon vertet.
E jo vetem ata por edhe shqiptaret emigrante pershtaten dhe iu ndryshon menjehere i qeshuri veren Linda. Edhe lideret tane politike me shume te bie ti shohesh te zymte te inatosur shfytyruar e qe ndonjehere sa nuk pelcasin nga zemerimi.
Linda veren saktesisht qe tek fytyrat e politikaneve shqiptare ne pergjithesi mungon buzeqeshja. Mungon lideri qe rrezaton gezim shprese besim optimizem.
Nderkohe qe ai mbi te gjitha duhet te rrezatoje edhe optimizem qofte edhe vetem duke e veshtruar ate. Ne pergjithesi ne shoqerine tone jo se nuk qeshet por mungon qeshja ideale ndergjegjesimi apo dhe kushtet per te qeshuren dhe vlerat e saj thote Linda.
Edhe mimike te eger dhe te ekzagjeruar
Linda vijon te analizoje edhe mimiken sepse tek e folura futet jo vetem toni i zerit por edhe menyra e perdorimit te shprehise se gojes. Qe ajo te jete efektive duhet te jene ne lartesine e duhur qe te dyja.
Verej se mbizoterojne qendrime dhe shprehje te egra. Perdoren levizje te ekzagjeruara te mimikes te panevojshme qe jane jashte rregullave te kortezise miresjelljes.
Dhe verehet mjaft here qe lideret shqiptare e shprehin pakenaqesine me mimike rudhin vetullat bejne shtrengime buzesh xheste negative dmth japin nje mesazh ne menyre vulgare shpjegon Linda. Ne institucione idete mund te shprehen me fjale dhe jo me mimike te ekzagjeruar.
Por jo vetem kaq. Perdorim gishtin tregues kur i drejtohemi tjetrit me zemerim dhe te pakenaqur ndaj tij. Ne kete menyre duam ta poshterojme dhe nenvleresojme ate per te fituar garen. E jo vetem tek njerezit e zakonshem por keto mangesi vihen re edhe ne ekranin ndikues edukues dhe keqedukues. Tjeter. Hapim syte duke i zgurdulluar.
Por edhe ky eshte kercenim. Ne vend qe ti ngulim syte qete me intervale duke aprovuar me levizje te lehta koke dhe jo duke pare ne cdo moment ne bebe te syrit se duket sikur e kercenojme ate qe kemi perballe dhe ne kete menyre ai nuk ndihet mire. Edhe menyra e shikimit rezulton me defekte nuk eshte e duhura. Shpesh eshte intime dhe jozyrtare.
Ose flitet vetem me ze jo me buze e goje te cilat perdoren pak ose pamjaftueshem. Per autoritetet eshte e domosdoshme qe te jene model ne perdorimin e mimikes se fytyres perfundon Linda.
I foluri i gabuar dem profesional
Keto koncepte negative dhe te prapambetura ndikojne edhe ne marredheniet e punes sepse cdokush ne pune se pari duhet te punoje i qete shpirterisht. Por per kete duhet te krijohen marredhenie profesionale me logjike jo me emocione. Keto jane rregulla standarde per mireqenien njerezore ne cdo institucion serioz.
Dhe kur kur me ndodh te shkoj ne institucione serioze europiane ve re mjaft kujdes ne kete pike. Punonjesit flasin me ze te ulet. Mbiztoeron qetesi. Reflektojne barazi me njeri-tjetrin dhe jo njeri superior e tjetri i shtypur nga eprori. Por tek ne ndodh e kunderta. Te bertasesh apo komunikosh me ze te larte nga distanca te largeta brenda vendit te punes eshte mese normale dhe nuk shqetesohet kush.
Gjen dhe muzike madje. Te bertitura shefash dhe kjo kaperdihet si normale. Gjendja me keq akoma ve re qe eshte ne institucionet publike veren Linda. Sipas saj keto probleme ne dukje te vogla mund te sjellin edhe deshtim ne rrafshin profesional sepse ai qe i peson nuk ndihet mire. E shet me mire dhe eshte me i suksesshem ai qe ka elegance edhe ne komunikim. Ai e shpejton suksesin. Ndaj ne ne shoqerine tone shpesh nuk kemi sukses perfundon argumentin ajo.
Gafa edhe ne telefonata
Nje tjeter dukuri me gafa ne elegancen e sjelljes jane perbejne edhe telefonatat ku shpesh nuk ekziston e folura zyrtare dhe ato i ngjajne me shume bisedave intime. Perfaqesues te institucioneve ve re qe flasin me ze intim. Drejtohen me o ti. Por ne gramatiken angleze nuk ekziston ti.
Me ndodh te degjoj qe flasin me emer te pervecem me terminologji miqesore ne ambiente dhe biseda pune. Nuk ka profesionalizem ne te folur. Jo sikur bisedohet per pune por sikur flitet me te dashurin thote Linda. Dhe kete ajo e zbulon edhe ne intonacion. Telefonatat shpesh behen sikur njerezit porsa jane ngritur nga shtrati.
Ketu perfshij qe bizneset institucionet shteterore deri te figura te ekraneve televizive. Ne ne telefon shpesh ose bertasim ose llastohemi. Them se kjo vjen prej tradites familjare ku femra eshte pare si objekt seksi dhe burri ka qene dominant shpjegon Linda.
Tone urdheruese ne familje
Probleme verehen edhe ne marredheniet me femijet ne familje dhe jashte saj. Sipas specialisteve atyre ose iu bertitet ose iu kerkohet llogari ne vend te respektit dhe marrjes ne konsiderate te tyre dhe lejimit qe pesimi tiu behet mesim e jo te mesohet nepermjet te folures se dhunshme.
Nuk i japim rendesi mendimit te tjetrit as edhe ne familje. Kete mendon Linda por i bashkangjitet edhe psikologia Artemisa Shehu.
Nuk kemi as kulturen e prinderimit qe ti edukojme dhe disiplinojme femijet pa bertitur. Por nese prinderit shqiptare do te bertasin edhe femijet do te veprojne ne te njejten menyre.
Rasti Vokshi stereotip i politikes shqiptare
Rasti i Albana Vokshit nuk eshte i vecante i shkeputur. Ai perben nje dukuri nje stereotip te fjalorit te zakonshem qe degjon shpesh ne parlamentin shqiptar.
E jo vetem kaq por ne mentalitetin e drejtuesve te shtetit shqiptar ata jane zoter te shkelin shpesh rregullat qe kane miratuar vete.
Ndodhine mes policit kosovar dhe deputetes Albana Vokshi sociologu Zyhdi Dervishi e argumenton edhe keshtu Nese deputetja nuk do te kishte reaguar ashper por bute polici do te kishte reaguar normalisht dhe nuk do te ishte bere gurguleja.
Ne mendesine shqiptare nese nje pale gabon dhe tjetra sillet ashper pala qe ka gabuar edhe po e kuptoi gabimin eshte e prirur ta vazhdoje deri ne fund reagimin fillestar. Por ne duhet te ndryshojme stereotipet. Europa nuk na pranon me kete standard komunikimi. thote ai.
Zyhdi Dervishi
Zeri i larte jo ne traditen e shqiptareve
Por e keqja eshte se zhurmat jane pjese e kultures sone.
Dhe shqiptaret shpesh nuk jane te ndergjegjshem per vuajtjet e tyre. Ose edhe kur jane ata qe jane nuk i mbron kush. Sociologu Zyhdi Dervishi ne traditat zakonore shqiptare nuk e gjen zerin e larte si tradite te shqiptareve. E sidomos ne Veri thote Dervishi flitej me ze te ulet. Flitej pak por me fjale te menduara mire. Ndersa ngritja e zerit quhej dobesi. Ndersa tani flitet shume dhe me fjale te pamenduara mire.
Sociologu shkaqet i gjen qofte te tradita e realizmit socialist kur u hapen shume fabrika dhe uzina dhe mungonin amortizatoret e zhurmave dhe punetoret vetem bertisnin. Qofte nga stresi qe po kalojne vitet e fundit.
Qofte sepse jane emocionale ne komunikim. Me kujtohet kane qene gjermane qe kane vizituar Shqiperine komuniste dhe kane cilesuar pikerisht zerin e larte ne ambiente pune. Por ne fakt ne zyra atehere zeri perdorej i ulet. Kishte pak klube popullesi me te shperndare mungonte zhurma e makinave programet televizive.. thote Dervishi.
Ne te pavetedijshem per rreziqet e te folurit te gabuar
Nga Artemisa Shehu psikologe
Ndotja akustike eshte nje dukuri qe ka ekzistuar prej shume kohesh por ne shoqerine tone i eshte dhene rendesi me e madhe pas vitit 2000. Ne studimet psikologjike i meshohet shpesh idese qe ndotja apo dhuna psikologjike nga akustika i dedikohet nje pale qe e quan veten superiore ndaj nje tjetre inferiore. Gjithmone ka dhune akustike edhe prej te folurit me ze te larte.
Kush ngre zerin ka shume arsye pse e ben. shte ceshtje kulture eshte ekspresivitet duam te mbizoterojme ne grupin te cilit i perkasim si shoqeri familje etj. shte problematike edhe prej egoizmit dhe egocentrizmit te shoqerise sone. Ne fokusohemi tek vetja.
Gjithmone ne kemi te drejte dhe kjo justifikon gjithcka. Duke ngritur zerin mendojme se i meshojme kesaj por harrojme qe kjo eshte vetem ngarkese. Jo vetem per ata te cileve iu drejtohet por edhe per ata qe e ushtrojne. Shpesh behet ne menyre te paqellimshme te pandergjegjshme sepse ashtu eshte perfituar nga prinderit te cilet nuk i dine efektet negative.
Ne flasim me ze te larte edhe kur jemi ne cift ne marredhenie intime. Kultura jone ne 20 vite ka humbur shume vlera. Dhe mosndergjegjesimi yne per zhurmat reflektohet ne gjithcka. Gjithcka tek ne behet si ne kaos.
Duket qe tek ajo se dua te ngul gozhde ne 12 te nates apo te ve lavatricen ngre zerin e televizorit dhe kjo behet me lehtesine me te madhe. Duken si gjera te vogla por ne fakt nuk eshte ashtu.
Per keto probleme nuk flitet pothuajse fare nderkohe qe bota e qyteteruar ka ecur shume perpara dhe nuk i diskuton me probleme te tilla ne shkallen e dukurise.
Ne nuk jemi te ndergjegjesuar per problemet dhe rreziqet serioze qena kanosen qofte ne menyre individuale qofte ne grupe shoqerore familje pikerisht prej te folurit te gabuar. Ndryshimi ve re qe po behet me shume veshtiresi.