Ruci Berishes Kemi fotografi tenden ne shtepine e Enverit
Ndertimi i parlamentit te ri ne vendin e Piramides ka ndezur tensionet politike mes demokrateve dhe socialisteve ne sallen e Parlamentit. Dy protagonistet Kryeministri Sali Berisha dhe numri dy i Partise Socialiste Gramoz Ruci perdoren nje gjuhe te ashper te ndersjelle per kete ceshtje. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci kerkoi anulimin e vendimit te ngritjes se kompleksit parlamentar ndersa Kryeministri akuzoi socialistet se po mbrojne mauzoleun qe rrethoi Shqiperine me tela me gjemba. Po mbroni mauzoleun qe shnderroi Shqiperine ne bunkere e beni kete pas 20 viteve. Jo nje por 40 mauzole te kishte nje nga nje do ti shembnim mesojeni kete. Nuk ka kompromis ketu tha Berisha. Kunderpergjigjja e socialistit Gramoz Ruci per Kryeministrin Berisha erdhi menjehere duke i kujtuar se sot ajo nuk eshte as Piramida e Enverit as muzeu i Enverit. Ajo eshte qendra nderkombetare e kultures lsquoPjeter Arbnori. Juve ju ngacmon shume edhe ky emer. Ju doni ta zhdukni kete emer. Ju e late te vdiste si jetim ne Itali. Keni si qellim ta fshini nga kujtesa kete emer.
Qendrimi i socialisteveOpozita reagon perhere me kedo qe tallet me paret e taksapaguesve shqiptare. Ky institucion eshte qendra nderkombetare e kultures me emrin lsquoPjeter Arbnori dhe opozita e respekton teresisht kete figure. Pse e vute kete emer dhe sot doni ta hiqni. Po juve ju ngacmon ky emer se ju ben hije ndaj doni ta hiqni emrin e tij. A nuk e quajtet ju Mandela e Shqiperise dhe e late te vdisnit rrugeve te Italise pa asnje ndihme. Prandaj zoti Kryeminister ajo qe ju kerkojme si opozite eshte te anuloni vendimin tha Ruci. Opozita kerkoi nga Kryeministri referencat ligjore per zhvillimin e nje konkursi nderkombetar per Piramiden. Numri dy i PS-se perballe replikes se Kryeministrit Berisha i kujtoi ketij te fundit te kaluaren e tij perpara viteve lsquo90. Ti ke mallengjim per pushtetin e Enverit sepse je ulur ne karrigen e Enver Hoxhes jo vetem te grupi parlamentar por edhe tryezen per reformen zgjedhore e mbajte po aty. Madje po te kerkojme te vejusha e Enverit do te zbulojme se ti ke bere edhe foto me Enverin ne shtepine e tij tha Ruci. Nje tjeter socialiste Valentina Leskaj i eshte drejtuar Kryetares se Kuvendit per shpenzimet qe jane bere per rikonstruksionin e Parlamentit aktual. Investuat per nje Kuvend te ri ja ku e kemi tani doni te ri po pse e rindertuat kete pyet populli zonja Topalli. Po si mund te shpenzoni shuma mbi shuma parash te popullit per lukse te tepruara
Qendrimi i demokrateveKryeministri Sali Berisha deklaroi se ndertesa aktuale duhet te prishet sepse Shqiperia duhet te ndahet nga kjo histori e hidhur e kaluar duke shtuar se opozita po mbron kultin e ish-diktatorit. Ndaj Hitlerit te shqiptareve ka vetem ndeshkim. Kombi shqiptar ka ndergjegjen e tij dhe nuk mund te harroje ate cfare ka ndodhur tha Berisha. Kryeministri Berisha akuzoi socialistet duke i thene se jeni ne union me Nexhmije Hoxhen dhe Ramiz Aline dhe kot nuk i keni ftuar ne ato lozha atje siper tju shoqerojne te ndjekin fjalimet tuaja patetike per mauzolete e diktatorit. Ju nuk po mbroni ndertesen as muret po mbroni kultin e tij dhe e beni kete me nje regji absolutisht te ndertuar ne menyren me djallezore. Kryetari juaj zgjodhi edhe nje nga momentet solemne te jetes se njeriut te nesermen e dasmes per te bere apologjine e krimeve te Enver Hoxhes. Kryeministri perdori edhe ironine ndaj deputeteve socialiste duke premtuar se Piramida do te shembet dhe nese socialistet duan le te marrin ndonje cope nga ajo ne shenje kujtimi.