E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të shpëtojmë vendin”, Rama: Derë më derë, për zgjedhje para kohe

Partia Socialiste ndërmerr një tur me bazën, për të analizuar situatën post- zgjedhore e për të përcaktuar aksionin që do të ndërmarrë kjo forcë politike, pasi të jetë shpallur rezultati i garës për kryeqytetin.
 

Vendimi për takimet derë më derë, për të percaktuar strategjinë për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme u morë nga Asambleja Parlamentare e PS, e para pas zgjedhjeve të 8 majit. Ishte kreu Edi Rama, i cili në nisje të saj njoftoi edhe mbledhjen e Kongresit në vjeshtë, për të zgjedhur Asamblenë e re Kombëtare dhe sekretariatin, për të cilën brenda selisë rozë ka mjaft zëra të pakënaqur.
Duke paralajmëruar se qeverisë së Berishës po i vjen fundi, kreu i PS rikonfirmoi rrugën e protestave. Por ai nuk zbuloi se deri kur do vijojë bojkoti ndaj Kuvendit.
 

Mbledhja e radhës e Asamblesë së PS u fiksua në datën 29 qershor, kur sipas Ramës do të ndërmerren vendime të rëndësishme.
Kjo periudhë 2 javore do të shërbejë jo vetëm për konsultime me bazën, por edhe për të mësuar vendimin për rezultatin e Tiranës, i cili pas 14 ditësh me siguri do të jetë zbardhur. Këtu pritet të marrin udhë edhe vendimet e rëndësishme për të cilat foli Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›