Idrizi: “Elektronikë për shmangien e manipulimeve”

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi deklaron se partia që ai drejton, i janë grabitur një numër i madh votash si pasojë e mungesës së komisionerëve të kësaj force në procesin zgjedhor. Në prononcimin që ai mbajti në takimin që kishte me strukturat e PDIU si dhe të zgjedhurit e saj vendorë, për të analizuar rezultatet e kësaj force në zgjedhje, ai gjithashtu përkrahu idenë për një sistem elektronik votimi në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të shmangen manipulimet.
Më tej, Idrizi përmendi besimin që mori kjo forcë në zgjedhjet e 8 majit duke u konfirmuar si një forcë reale, me program konkret për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe duke vendosur në themel të programit, çështjet kombëtare.
Pjesë e fjalës së tij ishte edhe programi në koalicionin qeverisës. Po ashtu, z. Idrizi paraqiti edhe fillimin e javës çame nga dita e hënë që do vazhdojë për një javë, ku do të ketë fjalime protesta si dhe ekspozita, në përkujtim të atyre që kanë luftuar për Çamërinë.