E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Topi: Qytetarët tani janë më të lirë. Ska bashkëpunim me PD-në sa kohë është Berisha aty

topiEdhe pse nuk arriti të përfaqësohet në parlament, FRD nuk është e humbura e këtyre zgjedhje. E vetmja përgjegjëse për humbjen e të djathtës është PD. Kjo ka qenë deklarata e kreut të FRD dhe ish- presidentit të vendit, Bamir Topi, pas një shkëputje të madhe mediatike që prej zgjedhjeve të qershorit në emisionin e parë të sezonit të ri të Tonight Ilva Tare në RTV Ora News.

Dhe pse u fol shumë në media për një takim mes tij dhe kryetarit të PD, Topi deklaroi se nuk ka pasur asnjë takim me të, madje shtoi dhe një ultimatum ku deklaroi se sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e PD, qoftë dhe në pozicionin e deputetit, nuk do të ketë bashkëpunim FRD- PD.

Me një gjuhë të ashpër është karakterizuar e gjithë analiza e tij për e figurat politike të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por ndërsa kryeministrit të dorëhequr ia njohu meritat si në drejtimin e PD ashtu dhe qeverisë, për ish-kryeparlamentaren ruan në memorie drejtimin më të keq të Kuvendit në gjithë historinë e pluralizmit.

Jeni dhe kumbari i nisjes së sezonit të ri të Tonight, patët një tërheqje të madhe nga mediat që pas përfundimit të zgjedhjeve, pse?

Ka qenë një kohë për të tjerët jo për ne, është momenti të trajtojmë çështjen e ditës që është politika, për tu futur fort në rolin që ka politika në vend. Ka qenë periudhë tranzicioni, çdo gjë është konsumuar brenda radhëve tona mbi rezultatin jo në publik. Ka pasur një analizë, veç gjetjes së arsyeve se pse FRD nuk përfaqësohet në parlament, do hartojmë një perspektivë të qartë për strategjinë politike në vijim. FRD do jetë streha e vërtetë për të gjithë demokratët, jo çdo gjë kondicionohet nga emri.

Do jeni opozitë e opozitës apo mazhorancës?

FRD është parti e qendrës së djathtë, në rast se do ndeshim opozitarizëm brenda opozitarizmit, nuk është faji ynë. PD ka përgjegjësi historike për gjithçka ka gatuar gjatë viteve, përpos humbjes në 23 qershor.

Jeni parti e re, por kishit ambicie të mëdha, pretendonit grup parlamentar para 23 qershorit?

Pa u futur në një analizë të hollësishme, do trajtoja në mënyrë komplekse çështjen e riskut të futjes vetëm në zgjedhje. Tek ne prevaloi morali politik sesa një kalkulim i çastit. Ndryshimet kushtetuese që u bënë, nuk u përgjigjen realitetit. Dhe e treta, çështja që ka të bëjë me financimin e partive. Pra janë elementë kompleksë, rezultati i marrë nga FRD është shumë premtues kështu që sjemi të zhgënjyer.

Po akuzoni se parti të mëdha u përpoqën tu dëmtojnë, kush?

Kolegët e mi kanë denoncuar klimën e represionit të atyre që ishin në pushtet.

Vota e FRD u deformua?

Faktet nuk mund ti marrësh kur nuk ke komisionerë, sigurisht informacione ka. Por deri sa nuk kemi fakte, nuk mund të sulmojmë. Por klima ka qenë e tillë që ka pasur elementë që ka sjellë një rezultat që ka pasur deformacionin e tij. Në mënyrë harmonike flitet kudo, në mënyrë të veçantë edhe në Tiranë, ku ne mund të kapnim dy mandate.

A është politika e pamoralshme?

Nuk është katastrofë sot të mbetesh jashtë parlamentit. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në të njëjtat standarde, edhe nëse do merrnim një pozicion politik sot, do mbanim të njëjtin qëndrim. Me PS nuk mund të shkonim sepse është parti e majtë, me PD i kemi thënë arsyet.

A mos duhet të kishit qenë më agresivë gjatë fushatës?

FRD ka bërë një fushatë si të ishte parti tradicionale, duke marrë në konsideratë dhe formimin specifik të audiencës. Defekti nuk ishte tek ne. Në politikë njeriu i ka sfidat të tilla që smund të parashikojë gjithmonë rezultate shumë të mira, por jam i lumtur në një sens tjetër, jam i lumtur që parlamenti shqiptar ka 140 gra dhe burra më të zotë se unë, këtu i referohem Ciceronit dhe jam realist dhe aspak ironik. Të gjithë kanë deklaruar se këto zgjedhje kanë qenë në standardet më të mira, janë certifikuar dhe nga institucionet ndërkombëtare.

Pati një moment që menduat të tërhiqeni nga politika pas zgjedhjeve të 23 qershorit?

Këto nuk janë vendime që domosdoshmërisht lidhen me gjendjen tënde, kondicionohen dhe nga mendimet e kolegëve dhe njerëzve. Por nuk e kam menduar, kjo betejë FRD i ka dhënë më shumë eksperiencë dhe për të qenë gati për betejat e tjera.

A ndjeheni fajtor për humbjen e së djathtës?

Absolutisht. Pas largimit nga Presidenca ju ktheva politikës për ta nxjerrë të djathtën nga ajo situatë e vështirë, që e çoi ai që sot është larguar si kryeministër dhe kryetar i PD. Kam qenë vazhdimisht në një debat të hapur për çështje që jo vetëm lidhen me historinë e së djathtës, pronarëve, të përndjekurve politikë, qytetarit, institucioneve të vendit. U ktheva për të kontribuar për forcimin e së djathtës, krijimin e një strehe të vërtetë për demokratët, askush smund të ankohet që nuk kishin një strehë, është. Duke qenë të lirë nga sundimi represiv i kryeministrit, njerëzit mund të ndërgjegjësohen. Situata ka ndryshuar, përtej përpjekjeve të atij që ishte në pushtet, unë nuk besoj se do jetë ajo klimë që ishte. Klima do të shtensionohet nga pikëpamja politike dhe në raportin e qytetarëve me institucionet.

Nuk i përmendni emrin zoti Berisha?

Unë jam mësuar ti trajtoj gjërat në mënyrë institucionale dhe jo personale, sot nuk përfaqëson asgjë. Njeriu duhet të jetë koshient për pozicionin aktual. Fakti që sillet ende si kryeministër, duhet të bëjë kujdes sepse nuk është një dramë. Uroj të mbajë fjalën dhe të lirojë vendin dhe të mos trazojë ujërat. Ne jemi çliruar, jo unë personalisht, qytetarët janë më të lirë për të zgjedhur. Atë vazhdon ta mundojë fakti që nuk është protagonist, do të mbajë të njëjtat kontakte me publikun. Ne qytetarët e Tiranës kemi një shprehje Kush është mësuar, nuk rri pushuar!

Keni vërejtje nga tironsit për votat në 23 qershor?

Nuk i kam ndarë qytetarët.

Pse ky rezultat për PD?

Zhgënjim nga një politikë antipopullore, nuk ofroi gjë tjetër vetëm klientelizëm. Rasti më flagrant ishte raporti me institucionet e shtetit, 21 janari ishte rasti më flagrant që çoi dhe në vrasjen e qytetarëve. Pastaj është Gërdeci, shumë momente që lidhen me korrupsionin qeveritar, sjelljen arrogante me institucionet e pavarura. Shqiptarët, pavarësisht nga formimi, ditën të reflektojnë në mënyrë të unifikuar për të thënë që e ardhmja duhet të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›