E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapet një adoleshent afgan

Porti i Durrësit, foto arkiv

Një 16-vjeçar afgan është kapur mbrëmë nga Policia Kufitare e Durrësit, teksa tentonte kalimin me traget drejt Italisë, me dokumente false.

Mësohet se, 16-vjeçari me kombësi afgane, me iniciale Sh. Z, banues në kryeqytetin e Iranit, Teheran, u ndalua mbrëmjen e së enjtes gjatë kontrollit të pasaportave, në pikën kufitare të portit detar, në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

16-vjeçari afgan u paraqit në sportelin e kontrollit të dokumentacioneve me një pasaportë bullgare, në një nga faqet e së cilës kishte një vulë të falsifikuar”,-sqarojnë burimet policore.

Gjatë muajve të kaluar, kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin detar drejt Italisë dhe disa shtetas të tjerë afganë, të cilët nisen nga vendi i tyre, duke kaluar ilegalisht në disa shtete, për të mbërritur më pas në Shqipëri. /M.Brungaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›