Ruçi: Sot t`i japim një mesazh Brukselit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në Parlament ka theksuar se duhet t`i jepet një mesazh Brukselit. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar socialist, theksoi se zgjedhjet e 2011-tës ishin një shans i humbur dhe sipas tij, gjëja e parë bashkëpunimi politik dhe negociatat duhet të ishin problematikat e zgjedhjeve.
“Korrupsionin nuk ua sollëm ne, ne jemi këtu. Urdhëroni të bëjmë një paketë për të luftuar korrupsionin. Ajo që na ka lënë jashtë është shkalla e lartë e kriminalitetit. Hajt të ulemi të bëjmë një paketë për të luftuar kriminalitetin, kjo fillon nga administrata, të cilët i keni emëruar ju, nuk është përgjegjësia e opozitës. E gjashta, po lanconi Avokatin e Popullit. Nuk duam emër të përveçëm. Kemi qenë në pushtet, në maxhorancë dhe kemi pasur edhe shumicën e cilësuar për të zgjedhur presidentin me 84 vota, por pranuam propozimin dhe ofertën tuaj. Jemi gati të ulemi të negociojmë për institucionet e pavarura”, u shpreh ai. Ndër të tjera ai theksoi se duhen reformuar organet e drejtësisë dhe se në Shqipërinë e ka lënë jashtë, fenomeni i pandëshkueshmërisë.
“Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga zbatimi i tij. Jemi këtu në sallën e parlamentit për ti zgjidhur dhe plotësuar ato, ja ku na keni, negocioni, na dëgjoni, të punojmë dhe të veprojmë. Nuk jemi këtu të riparojmë se kush do të jetë hajduti i radhës me koncensionet. Ja pse nuk jemi dakord. Si zgjidhet çështja e sistemit rrugor në Shqipëri?”, u shpreh në fjalën e tij Ruçi. Ai gjithashtu kërkoi zgjidhjen e krizës në vend.