Topalli, opozitës: Integrimi kërkon votën tuaj
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i kërkoi opozitës sot që ta jëp votën e saj për axhendën e integrimit, pasi sipas saj, ajo kërkon votën tuaj.
Endrra e shqiptarëve sot varet nga vota juaj. Aspirata e shqiptarëve ju thërret në detyrë, si shqiptare ju ftoj me seriozitet që të votoni ligjet që keni para. Sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga kjo sallë. Çdo deputet mban përgjegjësi, ne sot duhet të votojmë bashkë. Të ndalim shfaqjen politike, të votojmë për statusin- tha ajo.
Topalli tha më tej, se duhet të punojmë bashkë, dhe sipas saj, kjo është e mundur.
Ne jemi shqiptarë, le të jemi të ndershëm, ne dimë të punojmë, ne rrimë bashkë me njëri-tjetrin, ne jemi të hapur për tju dëgjuar, në do ti shqyrtojmë propozimet, edhe ndryshimin e rregullores. Integrimi nuk kërkon kushte, duhet të rrisim standartet. Ne nuk vendosim kushte për Shqipërinë, ne jemi europian- tha kryeparlamentarja.