E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Vendimet e qeverisë për Durrës-Kukës nuk janë në Fletore Zyrtare

Tiranë- Vendimet e marra nga qeveria për rrugën Durrës-Kukës nuk gjenden në Fletoren Zyrtare, të paktën 3 nga 4 vendimet që pretendohet nga ekzekutivi. Në këto kushte vendimet janë të pavlefshme pasi nuk kanë fuqi ligjore. Kështu u shreh sot, Ylli Manjani, Sekretar për çështjet ligjore në PS.

Sipas tij, PS ka verifikuar të gjitha Fletoret Zyrtare të vitit 2006, dhe rezulton se tre nga katër vendimet e pretenduara nuk jane botuar. “Ditët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të faktit se si i pandehuri Lulzim Basha nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër rreken të justifikojnë korrupsionin e tyre galopant në procedurat e ndjekura për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës. Si i pandehuri ashtu edhe Kryeministri pretendojnë se për ndërtimin e kësaj rrugë ka vendosur qeveria”, tha Manjani.

Ndërsa sqaroi se kjo nuk është e dokumentuar ligjërisht. Sepse vendimet me numër  158 datë 15.03.2006, nr.  481 datë 14.06.2006  dhe nr. 460 datë 10.07.2006 , që i pandehuri Basha dhe Kryeministri pretendojnë se janë marrë në qeveri nuk gjenden në asnjë fletë të fletroreve zyrtare të shtetit.

Në Fletoret Zyrtare të vitit 2006 rezulton vetëm VKM 651 datë 27.09.2006, vlera juridike e të cilit është tërësisht e kontestueshme sepse referenca e tij bazohet nje njerin prej tre vendimeve të mëparshme të pa botuara. “Sipas nenit 117 të Kushtetutës së Republikës, “Ligjet, aktet e Këshillit të Ministrave, të ministrave dhe institucioneve të tjera qendrore, marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në fletëroren zyrtare”, shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›