E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi, sulm Berishes nga Gjirokastra Rozeta Rapushi

Partia Socialiste ndez motoret per fushaten elektorale. Kreu i Asamblese se Partise Socialiste, Gramoz Ruci, mblodhi dje strukturat e kesaj force politike ne Gjirokaster, ku u diskutua per programin e kesaj force politike ne zgjedhje si dhe problemet e medha qe sipas PS ka shkaktuar qeverisja ne pushtet. Para auditorit socialist, Ruci sulmoi ashper kreun e qeverise, Sali Berisha, per situaten e rende ekonomike dhe varferine ne vend. Madje ai e quajti kryeministrin, mashtrues per justifikimin e tij te fundit per problemet me listpagesat per pagat e buxhetoreve, cka sipas Rucit sollen anomali ne shperndarjen e pagave, ne te gjithe sistemin buxhetor. “Berisha eshte kokrra e mashtruesit pasi nuk ishte justifikim ai qe dha per listpagesat, por ishte mungesa e te hollave per shperndarjen e parave per buxhetoret”, - u shpreh Ruci. Gjate takimit, ai foli edhe per frymen mes socialisteve ne vitet 1992-1996 per luften e tyre politike, cka sipas Rucit duhet te jete prezente edhe ne ditet e sotme. Sipas kreut te grupit parlamentar socialist, sot eshte e domosdoshme qe te vendoset gishti ne plage tek problemet reale si papunesia, varferia, mungesa e pavaresise se drejtesise, sistemin arsimor te paafte, ate shendetesor skandaloz etj. Perballe kesaj panorame, Ruci shprehu bindjen se Partia Socialiste do te fitoje ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, por nga ana tjeter ai tha se nje gje e tille nuk mund te realizohet pa organizim dhe nje administrate zgjedhore. “PS do fitoje, por pa organizim dhe administrate zgjedhore, nuk mund te kete fitore. Ndaj eshte shume e rendesishme, organizimi i emigranteve dhe migranteve brenda vendit, studenteve dhe organizimi i tyre per ne diten e votimit”, - u shpreh nga Gjirokastra kreu i grupit parlamentar socialist. Sipas Rucit, fati i zgjedhjeve vendoset ne qendren e votimit dhe tek qendra e numerimit. Madje ketu ai u ndal edhe per te sjelle nje shembull, rastin e mandatit te nente ne Qarkun e Fierit ne zgjedhjet e 2009, i cili u be objekt polemikash dhe perplasjesh mes socialisteve dhe demokrateve. Gjate takimit te djeshem, Ruci u ndal gjate edhe tek ekonomia familjare e shqiptareve qe sipas tij, eshte shtrenjtuar disa here me shume se ne vitet e qeverisjes socialiste. Si nje ceshtje qe e ka ngritur jo pak here edhe ne seancat plenare ne Kuvend, Ruci theksoi se sot, te gjitha asortimentet ushqimore kane pesuar rritje ne raport me 2005 perfshire edhe cmimin e energjise elektrike. Ndaj sipas tij, shqiptaret duhet votojne programin e rilindjes se Partise Socialiste dhe te rrezojne qeverisjen aktuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›