Tre ligjet, Sula: Bllokimi i Rames do ndeshkohet me vote Eva Gjura
Ftesa ndaj opozites per miratimin e tre ligjeve qe kerkon BE per marrjen e statusit te vendit kandidat vazhdon te mbetet nje nga kerkesat e vazhdueshme qe mazhoranca i ben opozites. Deputeti i Partise Demokratike Dashnor Sula, gjate nje prononcimi per “Koha Jone”, eshte shprehur se ceshtja e tre projektligjeve eshte bere tashme si maratone e pafundme. Deputeti i mazhorances akuzon kryetarin e opozites Rama se, bllokimin per integrimin e ka bere nje sjellje te zakonshme dhe tashme i duket si nje veprim normal. “Per mua Rama e ka sjellje papergjegjeshmerie kete dhe e keqja eshte se atij i duket normalitet”, eshte shprehur deputeti Sula. Duke komentuar nismen me te fundit te nje grupi intelektualesh, te cilet nepermjet nje shkrese publike i kerkojne Rames, qe te votoje tre ligjet per te mos bllokuar integrimin, deputeti i PD-se shprehet se, “reagimi i intelektualeve ishte reagim qytetar, por bie ne vesh te shurdher pasi po i flasin nje njeriu, i cili ve interesin e tij personal para interesit te vendit” . Me tej deputeti demokrat thekson se vendimi per bllokim te integrimit eshte papergjegjeshmeri. “Sido qe te ishte, kushdo qe te ishte si force politike qofte edhe mazhoranca e sotme po ta bente nje bllokim te tille do te ishte papergjegjeshmeri, megjithese aq sa mbaj mend une ne politike, ne 8 vite opozite, te Berishes asnjehere nuk pati qofte edhe nje akuze te vetme se po bllokon integrimin, apo bllokim te votimit te ligjeve apo projektligjeve qe kerkonte Europa. Berisha kete nuk e ka bere asnjehere”, thekson deputeti i PD-se. Sipas tij, kreu i PD-se Berisha se ka bere kurre nje gabim te tille dhe nuk ka qene kurre bllokues. “Rasti i Rames eshte i vecante dhe do te thosha i rralle edhe pertej kufijve te Europes, sepse ne Europe as qe behet fjale per nje bllokim te tille”, u shpreh deputeti Sula. Gjithashtu ai ka shprehur keqardhjen e tij edhe per qendrimin indiferent te grupit parlamentare te PS-se persa i perket bllokimit qe po i behet integrimit te vendit. “Mua me vjen keq edhe per grupin e deputeteve te PS-se, qe nuk bejne presionin e duhur per te votuar tre projektligjet. Sic duket e kane mendjen per te qene pjese e listave”, ka deklaruar Sula. Pavaresisht qendrimit bllokues te opozites, deputeti i mazhorances thekson faktin se ata si grup parlamentare i PD-se nuk do te reshtin se ftuari opozites qe ti votoje keto muaj tre ligjet e mbetura pezull ne Kuvend. Nese kjo nuk ndodh atehere do te jene shqiptaret qe ne zgjedhjet e 23 qershorit do ti japin pergjigjen e merituar kesaj opozite bllokuese. “Rama tani duhet me patjeter qe ti votoje tre ligjet, po nuk i votoi duhet te presim 6 muaj sa te vijne zgjedhjet, sepse nuk ke se cfare te presesh me nga nje njeri, qe nuk kupton interesin e qytetareve dhe interesin kombetar, por cdo vendim e merr per interesin personal”, tha deputeti Sula.