Berati i mbytur nga plehrat, italianët sinjali për investime
20/12/2011 Kreu i Këshillit të Qarkut: Çdo vit hidhen në Osum e Devoll 31 mijë ton mbetje
BERAT- Qarku i Beratit konsiderohet si një nga qarqet më problematike për sa i përket problemit të mbetjeve urbane në vend. Çdo vit me mijëra ton mbetje industriale dhe urbane hidhen në brigjet e lumenjve Osum dhe Devoll, si dhe në rrugët nacionale hyrëse e dalëse të këtij qarku, ku dhe më pas digjen duke shkaktuar një ndotje tepër të lartë në mjedis si pasojë e mungesës së investimeve për menaxhimin e tyre. Gjatë një pune që përfaqësues të Grupit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Evropës kanë bërë në qarkun e Beratit rezulton se situata është mjaft problematike si në qytetet dhe komunat e këtij qarku. Ditën e djeshme është zhvilluar në qytetin e Beratit konferenca e parë për menaxhimin e mbetjeve urbane ku është prezantuar dhe kompania italiane “Europe Servis Mangament”, kompani, e cila ka dhënë sinjalin e parë për investime në fushën e trajnimit të mbetjeve urbane në këtë qark. Ditën e djeshme përfaqësues të kompanisë E. S. M. Së bashku me drejtues të njësive vendore kanë zhvilluar një takim informues në lidhje me situatën e mbetjeve urbane në këtë qark, ku është bërë dhe prezantimi i kompanisë që synohet se do të marrë përsipër menaxhimin e mbetjeve urbane. Nga analizimi i të dhënave që vijnë nga njësitë vendore, bashkitë dhe komunat rezulton se situata është mjaft kritike dhe në të gjithë qarkun e Beratit rezulton se menaxhimi i mbetjeve urbane nuk ekziston. Ka qenë kryetari i Këshillit të Qarkut Petrit Sina, pjesëmarrës në këtë takim që ka bërë me dije se vetëm në Bashkinë e Beratit çdo vit hidhen në lum rreth 21 mijë ton mbetje urbane dhe industriale, duke e përshkruar situatën si mjaft problematike. “Ka ardhur momenti që kjo sfidë mos të përballohet vetëm nga ana e njësive vendore dhe kompania që prezantohet sot jep sinjalin për trajtimin e mbetjeve urbane", u shpreh kreu i bashkisë Fadil Nasufi. S. Gozhina