Rudi Vata, shqiptari që bën merkaton e Sëlltikut
Nga Rumania deri në Urale, klubi i Sëlltikut ka shpërndarë agjentët e vet për të zbuluar talente të reja, të cilët mund t’i bashkëngjiten skuadrës skoceze në të ardhmen.
Ka ndodhur shpeshherë që klubet elitare të Skocisë të kenë bërë shpenzime marramendëse për lojtarë të ndryshëm, çka jo gjithmonë ka qenë efikase. Janë të shumtë, specialistët e futbollit që mendojnë se nëse eksplorohet me kujdes në skuadrat e Evropës Lindore, aty mund të gjenden shumë futbollistë të talentuar, të cilët pas dy apo tre vitesh mund të arrijnë majat e futbollit evropian. Këta futbollistë mund të blihen vetëm me një grusht dollarë dhe më pas mund t’i sjellin përfitime të mëdha klubit. Këto ditë media ka lakuar së tepërmi lojtarët e Kombëtares ruse, Roman Pavliuçenko dhe Juri Zhirkov, të cilët shkëlqyen në Euro 2008 dhe tani i pret një e ardhme e ndritur. Megjithatë, pas gjithë këtij publiciteti që u është bërë këtyre lojtarëve, është e vështirë që ata të blihen për një shumë të ulët parash. Gjithsesi, një gjë është e sigurt: që lojtarë të tillë të talentuar ka me shumicë në ekipet e Evropës Lindore. “Nëse Sëlltiku dëshiron vërtetë të futet në tregun e Evropës Lindore për të blerë talente, atëherë ka vetëm një mënyrë, - thotë menaxheri shqiptar Rudi Vata. - Unë u kam thënë kam thënë drejtuesve të Sëlltikut: Më lini t’ju çoj në Mal të Zi dhe në vendet ku prodhohen vërtetë futbollistë të mirë. Mund të shkosh kudo dhe t’i gjesh ata të rinj. Nëse i lë për shumë kohë, ata shkojnë në klubet e mëdhenj në Beograd dhe Zagreb apo kudo që çmimi rritet.
(Marrë me shkurtime nga “Daily Mail”)
Geri O’Konor, goditja më e madhe
Sulmuesi skocez, Geri O’Konor, është lëvizja më e madhe që ka realizuar shqiptari Rudi Vata deri tani gjatë karrierës së tij si menaxher. Në vitin 2006, ai realizoi transferimin prej 2.7 milionë paundësh të sulmuesit skocez O’Konor nga skuadra e Hibernianit drejt Lokomotivës së Moskës, e cila bëri një bujë të madhe edhe në median britanike në atë kohë. Që prej asaj kohe, Vata ka fituar një reputacion të madh dhe aktualisht cilësohet si një menaxher shumë i aftë, i cili gjatë kësaj periudhe ka realizuar edhe transferta të tjera të rëndësishme. Aktualisht, Rudi Vata bashkëpunon edhe me shumë futbollistë të kampionatit shqiptar.