Londra akuzon Moskën zyrtare për vrasjen
Një zyrtar i lartë britanik ka bërë të ditur se, ka tregues të dukshëm se helmimi në Londër i para dy viteve i një ish-punëtori të shërbimit sekret rus, Aleksandër Litvinenkos, ka qenë një veprim i shtetit.
Shërbimi sekret britanik MI5 beson se ka zbuluar një përpjekje tjetër verën e kaluar për të vrarë një disident tjetër rus, oligarkun Boris Berezovski. Kjo është një dëshmi se shërbimet sekrete të Rusisë ishin të gatshme, që të ndërmarrin operacione kundër njerëzve edhe në perëndim. Litvinenko u helmua në Londër, pasi ishte larguar nga shërbimi sekret rus dhe ishte kthyer në një kritik të Kremlinit dhe presidentit rus të asaj kohe, Putin. Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë tha se, nuk ka prova që tregojnë rolin e shërbimit rus të zbulimit në vrasjen e kritikut të Kremlinit, Litvinenko në vitin 2006.