Pas Gjirokastrës, UNESCO zgjedh dhe Beratin
Lajmet e mira për Beratin, profesor Emin Riza, kishte ditë që i merrte.
ANILA MEMA
Por teksa si Shën Thomai, pa vënë dorën në plagë, nuk mund të besonte, i duhej të priste deri mesditën e djeshme, kur drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Lorenc Bejko, i cili ndodhet në Kanada t’i bënte telefonin për lajmin e gëzueshëm. Pas Butrintit, Gjirokastrës, tashmë një tjetër qytet shqiptar, bëhet pjesë e pasurisë botërore. Qyteti muze 2400-vjeçar, i një mbi një dritareve, Berati i famshëm, bëhet pjesë e listës së re të trashëgimive botërore, të Unesco-s. Në Quebec të Kanadasë, 21 anëtarët e Këshillit të UNESCO-s, kanë miratuar njëzëri pranimin e Beratit në këtë organizëm, duke i hapur dritën ‘jeshile’ zhvillimit të industrisë së turizmit kulturor në tre lagjet muzeale, Kala, Mangalem dhe Goricë si dhe krejt zonës. Hartuesi i dosjes së Beratit, specialisti i IMK, Emin Riza, padyshim që në këto momente ndihet i lumtur për punën që ka bërë. Megjithatë, nuk do të nguronte të shtonte se një meritë e jashtëzakonshme i takon themeluesit dhe arkitektit Gani Strazimit, i cili që nga viti 1961 arriti të vërë në mbrojtje nga shteti shqiptar Beratin dhe Gjirokastrën. “Për mua është një ngjarje e veçantë dhe e rëndësishme padyshim, pasi kjo konfirmon se Berati ka vlera jo vetëm shqiptare, por botërore”, shprehet për gazetën Riza, i cili mundohet të shpjegojë përfitimet që vijnë për vendin tonë pas hyrjes së qytetit muze, në listën e pasurive botërore. “Zakonisht me hyrjen në Unesco, ne mendojmë vetëm përfitime financiare, por në të vërtetë nuk ndodh vetëm kështu. Përfshirja e Beratit dhe Gjirokastrës në listën e pasurive botërore, do të ndikojë që punimet e vlerësimit dhe restaurimit të shumëfishohen për të ruajtur autenticitetin e këtyre vlerave, të cilat tani janë pjesë e kulturës botërore. Por bërja pjesë e Unesco-s ndërgjegjëson dhe kërkon kompetencë përkujdesjeje administrative nga vetë qytetarët e këtyre qendrave, por aq edhe nxit turizmin kulturor, i cili ka hyrë në rrugë të drejtë, duke ofruar sa më shumë turistë të huaj drejt këtij vendi. Mjafton që të përmendet se në hapësirën ballkanike, për faktin e ndërtimit të qyteteve, ku aktualisht veçantinë e kanë Berati dhe Gjirokastra, po ashtu është një lagje në kalanë e Ohrit si dhe Dubrovniku. Ky është një konsiderim i rëndësishëm prej UNESCO-s. Dhe rrjedhimisht do të jenë jo vetëm në kujdesin e qeverisë, por dhe në kujdesin e këtij organizmi ndërkombëtar që mbron trashëgiminë botërore nga shkatërrimi”, shton më tej specialisti. Sipas tij, Berati dhe Gjirokastra janë një çift, që e meritojnë të jenë pjesë e kësaj liste me pasuri botërore. Megjithatë, Riza thekson se pavarësisht se vëmendja ndaj këtyre vendeve të rëndësishme historiko-kulturore shqiptare, qeveritë, cilado qofshin ato, kanë detyrë parësore mbarëvajtjen e vendit dhe përkujdesjen e trashëgiminë. “Gjatë këtyre viteve ka pasur rënie në fushën e trashëgimisë, por tani jam i sigurt se ky kujdes do të vijë në rritje nga ana e tyre, pasi shenjat e para janë dhënë, sivjet për herë të parë fondet për restaurimet janë më të mëdha”, thotë ai.
Ç’vlerësuan te Berati
Por çfarë kanë vlerësuar më tepër tek Berati specialistët e UNESCO-s?! Sipas Rizës, për këtë vend është bërë një motivim i gjithanshëm. “Ky qytet është bashkësi shumë më e gjerë e dëshmisë historiko-kulturore dhe ndërtimore. Duke nisur që nga kalaja e ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë, pra, rreth 24 shekuj që tregojnë për një jetë të pandërprerë kulturore në drejtim të trashëgimisë që e kemi deri në ditët tona. Por, përveç kalasë, që ka qenë i fortifikuar për rrethana të kohës, është i famshëm edhe për ruajtjen e kulteve fetare, qoftë ato të krishtera dhe myslimane, të cilat dallohen për nivele arkitekturore të larta”, shprehet Riza.