E Diel, 1 Nëntor 2026

British Airways blen linjën franceze “L’Avion”

“British Airways” ka arritur një marrëveshje për të blerë linjën ajrore franceze, “L’Avion” me një vlerë prej 54 milionë paund britanikë. Kjo vlerë mbulon blerjen e linjës ajrore dhe 26 milionë paund para të thata për biznesin. 

“L’Avion” është një linjë ajrore private që operon me dy avionë të tipit Boeing 757 mes aeroportit të Parisit “Orly” dhe aeroportit “JFK” të Nju Jorkut. Pas përmbylljes së marrëveshjes, që pritet të realizohet këtë muaj, “L’Avion” do të bëhet një linjë e varur nga “British Airways” dhe do të integrohet brenda “OpenSkies”, linja e re ajrore e “British Airways” që lidh Evropën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “OpenSkies” nisi punën më 19 qershor, këtë vit me fluturime të përditshme mes aeroportit të Parisit Orly dhe aeroportit JFK të Nju Jorkut që operon nën të njëjtin kod me linjën ajrore “L’Avion”. Kjo linjë e re ajrore do të operojë deri në tre fluturime në ditë mes Parisit dhe Nju Jorkut, duke përdorur tre avionë të tipit Boeing 757.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›