Serbia zgjedh qeverinë:“Luftë” kundër pavarësisë
Serbia ka zgjedhur qeverinë e re, e cila ndër prioritetet e saj ka mospajtimin me pavarësinë e Kosovës dhe luftën kundër këtij vendimi.
Qeveria e re e kryeministrit Mirko Cvetkoviç u votua nga 127 deputetë, 27 ishin kundër, ndërsa dhjetë nga 164 deputetë të pranishëm nuk votuan. Cvetkoviç theksoi se, partitë në koalicion nuk do ta njohin kurrë Kosovën. Ministri i ri për Kosovën në qeverinë e Serbisë u zgjodh Goran Bogdanoviç, një serb nga Kosova, i cili menjëherë pas marrjes së postit deklaroi se, prioritet i ministrisë që ai drejton është kujdesi për ruajtjen e komunitetit serb në hapësirën e Kosovës dhe forcimi i tyre në kuptimin ekonomik. “Ne do të merremi me problemet e përditshme të serbëve në Kosovë, do të luftojmë për mbetjen e qëndrueshme dhe kthimin e njerëzve, të cilët janë përzënë në vitin 1999 dhe 2004 dhe ajo që është më qenësore, do të angazhohemi për forcimin e komunitetit serb, para së gjithash, të njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha Bogdanoviç. Sipas analistëve, qeveria e re serbe do të vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Kosovës. Haga dhe Kosova shihen se pikat e para të konflikteve të mundshme, por megjithatë konsiderohet se partnerët e koalicionit rreth kësaj janë marrë vesh për një politikë të përbashkët. Pritet edhe një vendim edhe për statusin e ambasadorëve të cilët janë kthyer në vend pas njohjes së pavarësisë së Kosovës. koalicioni qeveritar mes partisë pro evropiane të Tadiç dhe partisë së trashëguar nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, është vënë në pikëpyetje nga disa analistë ndërkombëtarë. Sipas tyre, nuk dihet se sa kohë do të mbijetojë kjo qeveri. “Nëse serbët do të përfitojnë diçka prej qeverisë së re, kjo është një tjetër çështje. Ajo që me siguri qeveria nuk mund t´ua japë atyre është zbardhja e së shkuarës, kjo për faktin e pjesëmarrjes së socialistëve në kabinet. Por pa zbardhjen e së kaluarës, nacionalizmi do të vazhdojë të luajë rol të madh në Serbi. E kësisoj nuk zbehet rreziku i shpërthimit ultranacionalist”, shkruan “Deutche Welle”. Ndërkohë, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur krijimin e qeverisë pro perëndimore në Serbi. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana tha se Brukseli pret që kabineti i ri qeveritar të shtyjë përpara reformat dhe të plotësojë kushtet e nevojshme në mënyrë që Serbia të afrohet me BE-në.
Haziri paralajmëron ndarjen
“Në veri vazhdon tendenca e ndarjes funksionale që çon nga ndarja territoriale, që është shumë e rrezikshme, dhe qeveria duhet të reagojë në këtë çështje”, tha Lutfi Haziri, ish zv/kryeministër i Kosovës nga LDK. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë garant i tërësisë territoriale dhe Qeveria duhet të kujdeset në parime jo vetëm ditore, por parime politike të vendosjes së institucioneve, funksionalitetit dhe qetësisë në tërë territorin e Republikës. “Atje kemi të bëjmë me një problem etnik, i cili në vazhdimësi ka shkaktuar tensione. ‘De facto’ artificialisht është filluar me ndikime politike në Serbi dhe po vazhdon me probleme të tilla. Vetë fakti që serbët e Kosovës në veri kanë refuzuar tre plane konkrete të integrimit të kësaj pjese në jetën e Kosovës, tregon qartë se po vazhdon tendenca e asaj, që quhet ndarje funksionale drejt një ndarjeje territoriale që është shumë e rrezikshme”, tha ai.