E Diel, 1 Nëntor 2026

Çiljeta planifikon largimin nga Shqipëria

Çiljeta Xhilaga, ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, vazhdon të jetë në media, për të rejat nga jeta private.

Këngëtarja ka mbyllur dyqanin e saj me veshje që kishte në Tiranë. "Dyqanin e mbylla duke qenë se nuk kisha mundësi për ta ndjekur gjatë muajve të parë të vitit. Djali im që pritet të vijë në jetë, Fernando Chris, do të jetë kryefjala e kohës sime tani e tutje", ka rrëfyer Çili për mediat shqiptare.   Ajo ka bërë të ditur se pas lindjes së djalit do të shpërngulet për të jetuar në Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›