E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret nënën më sëpatë dhe plagos të bijën

LIBRAZHD – Vret nënën me sëpatë dhe plagos vajzën, e cila ndërhyri për t’i ndarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, në fshatin Prevadh të Librazhdit. Për arsye ende të paqarta djali ka goditur me sëpatë nënën e tij të moshuar duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se në tentativë për të shpëtuar gjyshen ka mbetur e plagosur edhe vajza e autorit të krimit, Besjana Miska, 18 vjeçe. Policia bën të ditur se autori i vrasjes është Haki Miska nga fshati Prevadh i Librazhdit. Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet që shtynë djalin të vrasë në mënyrë makabre nënën e tij 75-vjeçare, Dije Miska. Policia e qytetit ka ngritur postblloqe të shumta për arrestimin e autorit në pikat më kryesore të qytetit dhe në daljet e tij. Deri tani nuk ka asnjë version zyrtar lidhur me shkaqet që e shtynë Miskën të kryente një krim të tillë. Pritet që policia të marrë në pyetje vajzën e autorit, si personi i vetëm që ka qenë prezent në momentin e ngjarjes, por pritet përmirësimi i gjendjes së saj.

5 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›