Sulmi në avion, SHBA hetime për lidhjen e nigerianit me Al Kaedën
Shtetet e Bashkuara deklarojnë se po hetojnë për lidhjet potenciale të al-Kaedës me përpjekjen për sulm me bombë kundër avionit të udhëtarëve gjatë festës së Krishtlindjes, edhe pse zyrtarët thonë se deri më tani nuk kanë dalë prova, që do ta lidhnin sulmuesin e dyshuar me një komplot më të gjërë terrorist. Raportet e mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se agjencitë amerikanë po zhvillojnë hetime nëse i dyshuari, Umar Farouk Abdulmutallab, ka pasur lidhje me operativistët e al-Kaidës në Jemen. Ky shtetas Nigerian, 23 vjeç, është akuzuar për përpjekje për të hedhur në erë një avion të një kompanie amerikane, me rreth 290 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ishte nisur nga Amsterdami për në Detroit të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja ndodhi në datën 25 të këtij muaji.