E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Edi Rama premton gjëra tashmë të realizuara nga kryeministri Berisha

10-06-2013 / Gazeta 55

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli reagon pas premtimeve të Edi Rama për certifikatat e pronësisë

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka reaguar pas akuzave të kryesocialistit Edi Rama në lidhje me premtet e tij. “Si gjithmonë i çoroditur, dje Edi Rama premtoi diçka që është përfunduar. Vetëm Edi Rama mund të sjellë taktika të tilla në një fushatë. Vetëm Edi Rama mund të zgjohet në mëngjes, të shohë diellin që ndriçon dhe të cicërojë se do ta bëjë qiellin blu. Deri tani, 87% e fermerëve kanë marrë çertifikatat e pronësisë”, shprehet në një postim në rrjetin social Facebook. Sipas tij,  91% e tokës bujqësore është regjistruar. “Vetëm Edi Rama ka kurajon të dalë dhe të premtojë që do të konkludojë pajisjen me çertifikata pronësie të të gjithë fermerëve brenda dy vitesh; një punë që do të konkludohet brenda 4 muajve të ardhshëm”, theksoi Ruli. Në fund të reagimit ministri Ruli vuri në dukje se, Partia Demokratike është e vendosur për të siguruar trajtimin e qytetarëve me dinjitet dhe drejtësi në këtë proces regjistrimi. “Ne jemi të vendosur në dixhitalizimin dhe modernizimin e regjistrimit të pronës dhe kemi marrë hapa për ta kthyer në arritje. Edi Rama dhe Socialistët kanë qenë gjithmonë kundër këtij procesi dhe asnjë shpikje sloganesh nuk e ndërron dot këtë fakt”, përfundoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›