Ruli: Mbështetje për prodhimin vendas
Agroindustria e shkëputur nga prodhimi bujqësor, e që furnizohet me lëndë të parë importi përbën një problem me pasoja për bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi. Pas një vizite në stabilimentet e rrethit të Korcës si birra Korca dhe fabrika e sallamit Tona ministri i bujqësisë Genc Ruli tha se me skemat e mbështetjes po synohet ti jepet fund kësaj shkëputjeje.
"Në Shqipëri kemi pasur dhe paradokse ku teknologji shumë moderne, po marr rastin e industrive të përpunimit të qumështit, nuk arrinin të punonin dot as me kapacitete 30 për qind. Pra, praktikisht ishin në gjendje falimenti. Pikërisht, me skemat tona të subvencionimit të fermës, duam të ndërhyjmë dhe në këtë drejtim, të korrigjojmë këtë fazë, duke i dhënë rëndësi pikërisht bazës prodhuese pa u zmadhuar madhësia e fermave. Zor se do të kemi një investim të kapitalit privat në industrinë agroushqimore", tha Genc Ruli, ministër i Bujqësisë.
Rasti i Korcës është gjithashtu edhe një shembull sesi përvec prodhimit masiv dhe të përqëndruar bujqësia ka potenciale të tjera të mëdha për zhvillim. "Korca ka një mori produktesh që janë tipike, të cilat do të hyjnë dhe në skemat e mbrojtjes së produkteve tipike, dhe që në skemën e zhvillimti të agroturizmit, që nga Voskopoja, Dardha, e disa vende të tjera të Korcës, këto produkte mund të marrin dhe një vlerë të shtuar për arsye se duke u zhvilluar ndoshta dhe simbolin në markën e prodhimit bio, vetëvetiu tregtohen si produkte të vlerës së lartë", vijoi Ruli. Ne qarkun e Korcës ka investime të konsiderueshme në agropërpunim. Kjo falë traditës por edhe faktit se prej këtij qarku merret rreth 30 për qind e prodhimit bujqësor të vendit.
Adi Darsi < I mëparshmi