E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen 40 kg marihuane, prangoset nje person

Policia e Gjirokastres ka arrestuar ne flagrance shtetasin Astrit Kermezo, lindur ne Shkoder dhe banues ne Gjirokaster.

Ai u ndalua ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene, duke udhetuar me nje automjet me targa te Durresit, te cilat rezultuan te falsifikuara.

Ne bagazhin e automjetit jane gjetur 4 pako, ne te cilat ndodheshin rreth 40 kilograme marihuane. Per te shmangur kontrollet e policise drejtuesi i mjetit kishte vendosur nje tabele te qarkullimit rrugor dhe nje jelek fosforeshent, qe perdoret nga policia.

Ne kete menyre ai krijonte idene se ishte punonjes policie. Por ne postobllokun qe u ndalua, ishte dhene informacioni qe do te kalonte sasia e droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›