E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne pune, vdes emigranti shqiptar ne Itali

Nje emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen, si pasoje e nje aksidenti ne pune.

Lajmin e njoftuan mediat italiane, por pa bere te ditur emrin e viktimes.

Aksidenti ndodhi ne Spoltore ne provincen e Peskares, ne kohen kur shqiptari ishte duke punuar. Viktima ishte duke cmontuar disa shtylla, kur u godit nga krahu i nje vinci. Mesohet se shqiptari ishte 23 vjec.

Nje koleg i tij dha menjehere alarmin, por pavaresisht ndihmes mjekesore, emigranti nuk mundi te shpetoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›