Ruli: Qeveria do të mbrojë klientët nga çmimet abuzive
13/03/2009 Shitja e OSSH-së mund të krijojë pozita monopol për kompaninë fituese
Furnizim pa ndërprerje për konsumatorët. Kjo është garancia që ofron kompania fituese në tenderin për shitjen e 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Një ditë pas nënshkrimit të kontratës, ministri i Energjetikës, Genc Ruli, bëri të ditur se ky privatizim mund të krijojë pozita monopol për fituesin. Por Qeveria ka të gjitha instrumentet për të mbrojtur konsumatorët nga çmimet abuzive. Gjatë një konference për shtyp, ministri i Energjetikës ka pranuar se ky rrezik ekziston edhe në vende më të zhvilluara. “Ky rrezik nuk ka pse të kthehet në panik, ai është vetëm një sinjal për vëmendjen e politikës dhe të autoriteteve që të ushtrojnë dhe të luajnë drejt në treg rolin rregullator të tyre”, tha Ruli.
Privatizimi
Sipas ministrit Ruli, pas privatizimit të OSSH-së, qeveria ka mekanizma për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet e mundshme të privatit me çmimin e energjisë. “Arritja e parë dhe kryesore që do të ndihet menjëherë nga qytetarët do të jetë ajo që ka qenë kërkesa e vazhdueshme e tij, furnizimi i pandërprerë dhe me cilësi me energjinë elektrike. Fakti që ne do të kemi prodhimin veç është një garanci që shteti në finale nuk i humbet gjithë instrumentet për të ndikuar në tregun e energjisë dhe çmimin e energjisë, në kuptimin se nëse shteti në periudha të caktuara, për arsye ekonomike apo sociale, mund të vendosë të mos ketë rritje të menjëhershme apo shumë të lartë të energjisë elektrike”, - tha Ruli.
Vlerësimi
Sipas tij, rënia e çmimit të OSSH-së ka rënë nga 2007-ta në 2008-n për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në tregun e huaj dhe jo për shkak të keqmenaxhimit. Transferimi i 60 milionë euro borxh nga OSSH-ja te KESH-i, është një veprim i imponuar nga vetë kushtet e tenderit të përcaktuara në 2007-n. Aktualisht tre kompanitë KESH-i, OSSH-ja dhe OST-ja kanë një borxh në total prej 150 milionë euro. Sipas ministrit, investitori do të paguajë çmimin prej 102 milionë euro për blerjen e paketës së aksioneve. Përveç kësaj do të shlyejë borxhet që OSSH-ja ka deri më 1 janar 2008. Kjo pasi përkon me periudhën kur u hap gara për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje. Gjoba e krijuar gjatë vitit të kaluar, që kap shifrën prej rreth 65 milionë euro si rezultat i importit të energjisë elektrike do t’i kalojë KESH-it. “Gjatë kësaj periudhe janë blerë mbi 2 miliardë kilovat orë energji gjatë këtij viti, për shkak të thatësirës që zgjati deri në nëntor. Ndërkohë çmimet fundore të prodhimit të energjisë në vend nuk pësuan ndryshime. Diferenca mes çmimit të importit dhe prodhimit vendas krijoi shumën prej 65 milionë euro”, – shpjegoi Ruli. Kontrata e privatizimit, e cila u nënshkrua dy ditë më parë është përfundimtarja sipas ministrit. Ajo pritet të miratohet nga Parlamenti para zgjedhjeve të qershorit. Sipas kontratës, përcaktohet reduktimi i nivelit të humbjeve dhe rritja e arkëtimeve. “Në vitin 2010, niveli i humbjeve do të ulet me 4 për qind dhe po kaq edhe në vitin 2011. Ndërsa gjatë tre viteve të tjera, humbjet do të pakësohen me 3 për qind”, - ka bërë të ditur ministri Ruli. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka vendosur të investojë gjatë pesë viteve të ardhshme një shumë prej 250 milionë eurosh.
Garanci nga Banka Botërore
Një garanci bankare do të ofrojë Banka Botërore, e cila ka cilësinë e konsulentit në procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Kjo garanci bankare do të garantojë respektimin e kontratës nga qeveria shqiptare dhe kompania çeke, “CEZ”. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se një garanci bankare prej 50 milionë euro do të vihet në dispozicion të këtij procesi. “Garancia bankare në shumën e 50 milionë eurove pritet të miratohet nga Banka Botërore në fund të muajit mars,”- deklaroi ministri i Energjetikës, Genc Ruli. Kjo është një tregues që flet për privatizimin e suksesshëm të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Nëse ERE do të devijojë rregullimin e tarifave në një mënyrë që mund të dëmtojë investitorin privat, ky i fundit merr garancinë e Bankës Botërore, e cila ia merr atë qeverisë.