Në burgje e polici është rritur tortura
13/03/2009 Raporti i Avokatit të Popullit “nxjerr zhveshur” të pathënat e mijëra qytetarëve shqiptarë
Problem mbipopullimi në burg e paraburgim, gafa nga prokurorët, shtohen ankesat
TIRANË- Në një vit punë, Avokati i Popullit ka trajtuar 3657 ankesa nga qytetarë e subjekte të ndryshme, teksa punonjësit e këtij institucioni të ngritur pak vjet më parë u kanë dhënë përgjigje thuajse të gjitha rasteve. Në raportin vjetor për 2008-n që Ermir Dobjani i dërgoi Kryeparlamentares Jozefina Topalli pasqyrohet e gjithë problematika, aktivitetet dhe roli i Avokatit të Popullit në çështjet më të mprehta, ku të gjitha ministritë janë përfshirë në survejimin ligjor. Nga raporti duket se Avokati i Popullit interesohet për pjesën më të mirë të çështjeve të ndjeshme dhe me impakt në opinionin publik, ku një shembull përbën edhe tragjedia e Gërdecit. Me trajtimin e kësaj ngjarjeje të rëndë janë angazhuar edhe disa pjesëtarë të stafit, duke pritur ankesa të të prekurve. Takime të shumta të Avokatit të Popullit me homologët e tyre jashtë vendit, hartimi i raporteve për parandalimin e torturës, këshilla për organizimin e shoqatës së gazetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre, shqyrtimi i ankesave për zyrën e kthimit e kompensimit të pronave, trajtimi i faturave afrofe të KESH-it etj, janë disa nga çështjet e tjera të trajtuara në raportin vjetor.
Ankesat në total
Për vetë Kryeministrinë kanë ardhur 63 ankesa gjatë vitit të kaluar, teksa kampion vijon të mbetet Ministria e Drejtësisë me 677 ankesa në shkallë vendi, ku vihet re si përherë një dyndje e pakënaqësive që mbërrijnë nga burgjet dhe paraburgimet (me 317 ankesa), falë edhe sistemit të postës të aplikuar vjet për herë të parë, ku të burgosurit dërguan ankesa drejtpërdrejt në zyrën e avokatit nga vendi ku vuajnë dënimin. Më tej Ministria e Brendshme nuk e lëshon vendin e dytë, por vihet re se numri më i madh i ankesave mbërrin nga organet e pushtetit vendor (401 ankesa) dhe më tej vijohet me pakënaqësitë e trajtimit në polici, ku janë marrë nga Avokati i Popullit 233 ankesa. Sakaq, nga Ministria e Mbrojtjes, Telekomunikacionit dhe thuajse të gjitha dikasteret e tjera ka pasur ankesa, duke e çuar në total 2862 pakënaqësi.
Burgjet, rekord pakënaqësish
Në raport thuhet se “Në lidhje me burgjet dhe personelin e burgjeve kemi patur 322 ankesa për vitin 2008 nga 98 që ka qenë në 2007-n. Gjatë vitit 2008, punonjës të stafit të Avokatit të Popullit kanë vizituar të gjitha burgjet dhe paraburgimet që tashmë janë të gjitha në vartësinë e Ministrisë së Drejtësisë, ashtu si dhe dhomat e shoqërimit dhe të ndalimit të komisariateve të policisë në rrethe. Në fund të vitit 2008 ka patur 4857 të burgosur dhe të paraburgosur në burgjet dhe paraburgimet e sistemit shqiptar të burgjeve,
ndërkohë që kapaciteti i tyre është për 4116 të burgosur, pra kanë qenë 691 të
burgosur mbi kapacitetin. Gjatë vizitave në këto institucione janë takuar personalisht 427 të dënuar apo të paraburgosur (100 më shumë se viti 2007). Në 123 raste ankesat e të dënuarve janë bërë me shkrim. Për vitin 2008 janë përfunduar 275 ankesa me shkrim nga 322 që kishin ardhur gjithsej. Në shqyrtim janë 47 çështje ku 78 për qind janë zgjidhur në favor, 34 ishin jashtë juridiksionit, kurse 99 rezultuan të padrejta. Nga paraburgimi “Jordan Misja” Tiranë janë ankuar 10 persona dhe nga “Mine Peza” u ankuan 5 persona. Sakaq nga burgu “Ali Demi” Tiranë u ankuan 53 persona, nga Lushnja 15, nga Tepelena 6, nga Burreli 11, nga Vaqari 6, nga Spitali Burgjeve 5, nga Rrogozhina 6, nga Lezha 19, nga Kruja 21, nga Peqini 78. Teksa nga paraburgimi Vlorë janë ankuar 2 persona, nga Durrësi 1, nga Kukësi 2, nga Saranda 2, nga Korça 3, nga Tropoja 2, nga Berati 0 dhe nga burgjet jashtë vendit ankuar 12 persona. Nga ana e tij Avokati i Popullit ka bërë 25 rekomandime me shkrim për përmirësimin e gjendjes në burgje dhe qendrat e paraburgimit, ku spikat kërkesa për të eliminuar dhunën dhe trajtimin çnjerëzor në burgun e Burrelit, ashtu siç ndodh edhe në disa qendra të tjera burgimi apo paraburgimi. Problematika e lagështirës, kushteve të higjienës, mjekëve në spital etj, mbeten thuajse të pandryshuara.
Policia, dhunë e torturë
Në raport thuhet gjithashtu se “në institucionin tonë për sektorin e policisë gjatë vitit 2008 kanë ardhur gjithsej 233 ankesa, kërkesa apo njoftime. Ankesat për keqtrajtim të shtetasve janë vlerësuar më tepër sepse kur ato kanë rezultuar të vërteta, kanë qenë shkelje të rënda të nenit 25 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në institucionin tonë janë bërë 34 ankesa për torturë dhe keqtrajtime të shtetasve nga Policia e Shtetit (numri është në rritje, krahasuar me 2007-n). Nga këto kanë përfunduar 31, ndërsa 3 janë në shqyrtim. Sakaq, 9 ankesa janë vlerësuar të drejta, 14 të pa bazuara dhe 7 kanë qenë jashtë juridiksionit”.
Abuzimet e Prokurorisë
Për Prokurorinë në raport citohet se “Për vitin 2008 në institucionin tonë 360 shtetas të ndryshëm kanë paraqitur 214 ankesa apo kërkesa, të cilat kanë patur për objekt veprimtarinë e punës së organit të Prokurorisë. Për ankesat që kanë qenë brenda
kompetencës sonë, Avokati i Popullit ka bërë vlerësimet e rastit dhe ka urdhëruar
kryerjen e procesit të hetimit administrativ nëpërmjet realizimit të veprimeve të
nevojshme si marrja e deklarimeve të shtetasve të ndryshëm, këqyrja e dokumenteve,
kryerja e ekspertimeve mjeko-ligjore ose teknike me specialistë të fushave
përkatëse, apo duke studiuar dosje hetimore për të cilat Prokuroria kishte vendosur
pushimin apo pezullimin e çështjes penale.
Statistika të ankesave për vitin 2008
Muaji Ankesa Për shqyrtim
Janar 102 44
Shkurt 48 38
Mars 46 39
Prill 87 67
Maj 82 53
Qershor 87 28
Korrik 80 59
Gusht 41 31
Shtator 108 77
Tetor 113 80
Nëntor 147 86
Dhjetor 92 61
Totali 1033 655
Funksioni dhe pavarësia nga çdo ndikim politik
Avokati i Popullit gardiani i të drejtave të njeriut
TIRANË- Në përmbushje të misionit të tij, Avokati i Popullit funksionon si një mjet
ligjor, ekstra gjyqësor për hetimin e pavarur të ankesave apo kërkesave të qytetarëve
ndaj sjelljes, vendimeve, veprimeve apo mosveprimeve të parregullta e të paligjshme
të administratës publike. Parimet dhe tiparet thelbësore të zyrës janë pavarësia,
fleksibiliteti, paanësia, besueshmëria dhe transparenca ndaj publikut.
Synimi i Avokatit të Popullit dhe arsyeja përse ai ekziston është të shqyrtojë
çështjet që dalin nga keqadministrimi në administratën publike dhe nëpërmjet
rekomandimeve të sjellë përmirësime në standardet dhe cilësinë e shërbimeve.
Keqadministrimi shprehet në sjelljen e zyrtarit në kundërshtim me Kushtetutën, me
ligjet dhe normat e gjithëpranuara morale në shtetin tonë. Duke atakuar këtë dukuri,
Avokati i Popullit promovon mirëqeverisjen dhe ndershmërinë në administratën
publike. Fokusi i punës së Avokatit të Popullit është praktika e përditshmërisë
shqiptare në korrelacionin individ-shtet dhe niveli i mirëqeverisjes si e drejtë e njeriut. Tipar themelor i institucionit të Avokatit të Popullit është pavarësia nga
Qeveria dhe nga çdo ndikim politik.