E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edukimi ne vazhdim per administraten shendetesore

8 mijë punonjës të shëndetësisë mes të cilëve rreth 5 mijë mjek janë rregjistruar deri më tani në programin e edukimit në vazhdim, por një pjesë e tyre nuk kanë mundur të marrin as minimumin e krediteve.
Gjatë konferencës kombëtare të edukimit në vazhdim, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ju bëri thirrje mjekëve që të trajnohen për të marrë kreditet e nevojshme, në mënyrë që të jenë pjesë e stafeve në sistemin shëndetësor publik.
Sipas Vasilit, mjekët që nuk do të trajnohen dhe nuk do të arrijnë të marrin 150 kredite deri në vitin 2014  nuk do t’u rinovohen kontrata.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se asnjëri nga mjekët nuk mund të bashkëjetojë me infrastrukturën, teknologjinë dhe arritjet e reja të shkencës nëse edukimi i tij në vazhdim nuk ecën me të njëjtin ritëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›