E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvendosja e QKR, kryebashkiaku i Kavajës letër Berishës

KAVAJE- Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi përmes një letre të hapur drejtuar dy ditë më parë kryeministrit Berisha i ka kërkuar të ndërhyjë në mënyrë që zyra lokale e QKR-së rë vendoset në një ambient të përshtatshëm në qëndër të qytetit të Kavajës.

“Prej disa ditësh, zyrat lokale të QKR janë shpërngulur nga Kavaja në një vendndodhje të re, plot tre kilometra larg qytetit. Një vendim ky absurd dhe i pajustifikueshëm, që pikësëpari shkon kundër interesave të qytetarëve dhe biznesit në Kavajë dhe për më tepër bie në kundërshti me vetë frymën dhe prioritetet që Ju si Kryeministër keni përcjellë përgjatë këtyre viteve” thekson Rroshi.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›