BE 737 euro per ngritjen e infrastruktures per qeverisjen elektronike
Qytetarët që do të aplikojnë për një çështje të caktuar pranë administratës publike do të kenë mundësi të ndjekin ecurinë e procedurave deri në daljen e përgjigjes përfundimtare në internet. Kjo do të ndodhë brenda 18 muajsh atëherë kur do të finalizohet edhe ngritja e infrastrukturës së përshtatshme, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian për qeverisjen elektronike me rreth 737 mijë euro.
Projekti që synon të shmangë burokracitë, të rrisë përgjegjësinë e administratës dhe të ulë korrupsionin vlerësohet nga Bashkimi Europian si një hap i rëndësishëm që do të ndihmojë vendin në procesin integrues. I dërguari i Komisionit Europian në Tiranë, Luigi Brussa bën apel për përshpejtimin e procedurave ligjore që do t’i japin qytetarëve garancinë se të dhënat e tyre personale nuk do të shpërdorohen.
“Ky sistem do të çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Ne do të ofrojmë asistencën tonë për rritjen e kapaciteteve. Sistemi garanton transparencë dhe shpejtësi për kërkesat e qytetarëve. Por vetëm ana teknike nuk mjafton. Mbrojtja e të dhënave personale është pjesa tjetër. Duhet krijuar besimi që ato nuk do të shpërdorohen. Elementet ligjore duhen zhvilluar që nga projekti e-gaverment të mos krijohen probleme. Qëllimi është ofrimi i shërbimeve elektronike dhe kjo është një sfidë dhe përgjegjësi e qeverisë”, u shpreh ai.
Ky projekt pritet të konsolidojë lidhjet qytetarë- administratë dhe të unifikojë informacionet.