Ruli dhe Berisha kundërshtojnë njëri-tjetrin
Përplasja e shifrave, Ruli dhe Berisha nivele të ndryshme për nivelin e Fierzës
Berisha: Fierza ka arritur në 284 metër, do ulim kufizimet e energjisë në ditët në vijim
"Gjyma e popullsisë së vendit ka kufizime të energjisë nga 16 deri në 20 orë në ditë. Ju po i lini shqiptarët pa drita në një kohë që Fierza ka arritur nivelin 284 metra, ndërsa kjo politikë e ndjekur nga ana e KESH po realziohet për të balancuar bilancin tregtar dhe atë financiar të korporatës",
Kriza e energjisë që ka ngritur qytetarët në protesta do të ketë një përmirësim në ditët në vazhdim. Ky ka qenë premtimi i radhës i bërë nga ana e ministrit të Ekonomisë Genc Ruli i cili ka deklaruar se "do të ketë në përmirësim të furnizimit me energji elektrike në ditët në vazhdim". Por deklaratat e Rulit janë kundërshtuar nga ana e deputetit socialist Braçe. "Gjyma e popullsisë së vendit ka kufizime të energjisë nga 16 deri në 20 orë në ditë. Ju po i lini shqiptarët pa drita në një kohë që Fierza ka arritur nivelin 284 metra, ndërsa kjo politikë e ndjekur nga ana e KESH po realziohet për të balancuar bilancin tregtar dhe atë financiar të korporatës", - tha Braçe. Ndërsa Ruli ka sqaruar se nuk ka asnjë politikë të ndjeskur nga ana e KESH që të konsistojë në kufizimin e importeve. "Ne jemi duke importuar në 10 milionë kilovatorë në ditë dhe gjatë këtij muaji kemi edhe sasinë më të mëdha të importit", - ka deklaruar Ruli. Sipas ministrit të Ekonomisë gjatë ditës së djeshme energjia e hedhur në rrjet ka qenë 21 milionë kilovatorë nga të cilat 11 milionë kilovatorë janë prodhuar në vend dhe 10 milionë kilovatorë ka qenë importi.
Ruli-Berisha, shifra të ndryshme për Fierzën
Gjatë seancës së djeshme parlamentare, ministri Ruli ka kundërshtuar opozitën për sa i përket nivelit të Fierzës. "Ende Fierza nuk ka mbërritur në nivelin e 284 metrave dhe niveli i tanishëm është normal për muajin dhjetor", - ka sqaruar Ruli. Por pas ardhjes së Berishës në sallë janë hedhur shifra të tjera për sa i përket niveleve të kaskadës më të madhe në vend. "Fierza ka arritur nivelin e 284 metrave mbi nivelin e detit dhe gjatë ditëve në vijim do të ketë një ulje të kufizimeve të energjisë", - tha Berisha. Nga ana e opozitës këto përplasje në shifra brenda qeverisë, janë komentuar si një aferë e radhës që tashmë po realziohet në furznimin e popullatës me energji. Deputetët e opozitës kanë deklaruar se KESH ka ulur ndjeshëm importin e energjisë, ndërsa po prodhon energji nga kaskada duke plotësuar minimalisht nevojat e vendit me energji.