E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në Drejtësi, PS paraqet propozimet

Tiranë- Prtia Socialite ka nisur pasditen e sotme dëgjesën publike lidhur me Reformat në Drejtësi me ekspertë të fushës.

Deputetja Ermonela Felaj bëri një pasqyrim të kërkesave të PS-së lidhur me ndryshimet në kodin penal. Sipas saj propozohet amendime për korrupsionin, terrorizmin, pastrimin e parave si dhe të drejtat e grave dhe fëmijëve.

Gjithashtu janë paraqitur amendime lidhur me sistemin zgjedhor, ku duhet të rriten dënimet për falsifikimin e dokumenteve të votimit.
Të ashpërsohen vendimet që kanë të bëjmë me falsifikimin e dokumenteve zgjedhore. Për shkak të problematikës ka nevojë që të penalizohen; dëmtimet me dashje të dokumenteve, votimi më shumë se njëherë ose i paidentifikuar, dhe veprat e dhunës që mund të kryhen ndaj komisionarëve- tha Felaj.

Ndërsa një tjetër amendim është aiiI Këshillit të Ministrave, ku kërkohet që të dënohen e dhe zyrtarët.
Përgjegjësia penale e ministrave. Shqipëria ka raste shumë të ndjeshme kur nuk është bërë e mundur që përgjegjësia penale të ushtrohet tek funksionaret, kujtojmë çështje si Gërdeci, rruga Durrës- Kukës, etj,deklaroi Felaj.

Ndërsa në vazhdim ajo bëri të ditur dhe propozimet lidhur me falsifikimin e dokumentave zyrtare dhe vonesat e vendimit gjyqësor.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Xhafaj: Reforma në drejtësi, përgjegjësi e të gjitha palëve TIRANE- Partia Socialiste e Shqipërisë pas ftesës së drejtuar pozitës...
  2. Reforma në drejtësi, PS ftesë PD-së për bisedime Tiranë- Reforma në sistemin e Drejtësisë pritet të ulë në...
  3. “Reforma në Drejtësi, testi i Shqipërisë për në BE” Korçë- Reforma në sistemin e drejtësisë është primare në integrimin...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›