E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli, fermereve: Keni leverdi po te ngrini kooperativa Eglantina Nasi



Fermeret apo prodhuesit e bujqesise ne teresi, mund te kryejne me shume bashkerisht, nga sa mund te arrijne individualisht. Prandaj, nuk ka asnje gje te keqe nese ata unifikohen se bashku dhe krijojne te ashtuquajturat "kooperativa", larg paragjykimeve qe mbart ky term nga e kaluara, pergjate viteve te komunizmit. Ky argument iu eshte komunikuar dje publikisht shoqatave te prodhuesve bujqesore dhe fermereve ne teresi, nga ana e ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit, Genc Ruli. Ne kuadrin e prezantimit te detajuar te ligjit "Per shoqerite e bashkepunimit", - ai ka bere me dije se "kooperimi dhe bashkepunimi i fermereve tane, eshte ne vetvete nje mjet lehtesimi ne perballimin me sfidat e qasjes se ekonomise bujqesore me nje ekonomi me moderne dhe produktive". "Kooperativa, ne thelbin e saj, eshte nje organizate biznesi private, ne pronesi dhe e kontrolluar nga njerezit qe perdorin produktet e sherbimet e saj. Edhe pse kooperativat ndryshojne ne lloj dhe madhesine e anetaresimit, ato jane formuar te gjitha per te permbushur objektivat specifike te anetareve dhe jane te strukturuara per t'iu pershtatur nevojave te anetareve", - beri me dije Ruli. Duke theksuar me pas, se "eshte e vertete se ish-kooperativat bujqesore te sistemit te kaluar nuk kishin asnje element demokratik ne ekzistencen e tyre". "Me kryesorja nga pikepamja sociale, ato nuk bazoheshin tek individi dhe zgjedhja e tij e lire. E nga pikepamja e tij ekonomike, anetaret e ish-kooperativave nuk posedonin asgje vec krahut te punes te keq paguar dhe nuk zoteronin mjetet e prodhimit dhe kapitalin", tha ai. Duke argumentuar me tej, se eshte i padiskutueshem ndryshimi i nocionit kooperative ndermjet dy sistemeve aq sa i tille eshte ndryshimi ndermjet vete sistemeve. Kreu i Bujqesise, u la te nenkuptonte ne kete menyre fermereve se "ne kundershtim me kooperativat e sistemit socialist, kooperimi qe ofrohet nepermjet ligjit te ri per shoqerite bujqesore, respekton ne vetvete principin se ata qe e kontrollojne kooperativen, jane edhe ata qe e perdorin ate". Sipas tij, qellimi i vetem i kooperatives se eshte qe te siguroje dhe shperndaje perfitime per perdoruesit e saj ne baze te shkalles se perdorimit te tyre. "Megjithese synimi i kooperatives nuk eshte fitimi per te realizuar nje kthim ne investim, keto te fundit si te gjitha bizneset ju duhet te mbulojne kostot dhe gjenerojne kapital per mbulimin e risqeve dhe realizimin e ekspansionit te kapitalit", - sqaroi me pas Ruli, duke nenkuptuar se krijimi i kooperativave paraqitet me mjaft leverdi per fermeret shqiptare.

Deri tani, ne Shqiperi ka pasur mbi 150 kooperativa bujqesore

Gjate viteve te trancizionit eshte e vertete se ne Shqiperi fermeret kane provuar qe te bashkohen me njeri-tjetrin, per te mundesuar me mire futjen ne treg dhe shitjen e prodhimeve te perbashketa bujqesore. Behet fjale per te pakten 150 forma te kooperimit mes tyre ne bujqesi, te cilat, ne fakt, sipas ministrit te Bujqesise, Genc Ruli, kane treguar se nuk kishin mbeshtetjen e duhur ligjore per te siguruar nje mire-funksionim te tyre. "Rregullimi i tyre ligjor ka qene i vaket, jo i duhur dhe ne mosperputhje me zhvillimin e tyre ekonomik ne kuader te proceseve integruese te sektorit", - beri me dije ai. Duke shtuar, se pikerisht ne kuadrin e kesaj, lindi nevoja e krijimit te nje ligji te ri me perfaqesues dhe rregullator te formes juridike dhe veprimtarise ekonomike te kooperimit ne bujqesi. Ne kete aspekt, Ruli beri me dije, se tani mund te quhet i plotesuar kuadri i nevojshem ligjor per te funksionuar sic duhet nje kooperative bujqesore.

Te bashkuar, fermeret gjejne me kollaj treg per prodhimet

Te bashkuar, fermeret e kane me te lehte qe te gjejne treg per prodhimet e tyre bujqesore, por edhe blegtorale. Ky eshte qellimi qe mbart ne vetvete ligji i ri "Per shoqerite bujqesore". Sipas tij, kooperimi i fermereve, apo te qenit se bashku, u garanton atyre si tregun e brendshem, por ne te njejten kohe edhe ate te jashtem per prodhimet qe sigurojne se bashku. Madje, sipas ministrit te Bujqesise, ligji i ri, garanton edhe zgjerimin e tregut te jashtem ku shiten prodhimet. "Objekt i ligjit jane fermat tona bujqesore dhe blegtorale si dhe grupimet e fermereve, te cilet do te mund te organizohen vullnetarisht ne shoqeri te bashkepunimit bujqesor te tipit te prodhimit dhe marketingut, punes se shoqerizuar, te konsumit, te input-eve, te formimit profesional si dhe te sigurimit te produkteve e aseteve", beri me dije gjithashtu ministri i Bujqesise, ne kuadrin e sqarimit publik te ligjit te ri dhe lehtesirave qe ai permban ne vetvete lidhur me organizimin e fermereve shqiptare ne kooperativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›