E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra qytetarë, vuajtje për marrjen e pronës së tyre

Pronarët:

Po të dojë, qeveria ta merr pronën, por edhe ta jep, mjafton një vendim apo vullnet politik. Që prej vitit 1993, kur palët u zotuan për kthimin e tokës te pronari i ligjshëm, rezultatet kanë qenë tepër modeste. Sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”, Agim Toro, situata aktuale paraqitet kaotike dhe aspak shpresëlënëse. Ai thotë se janë shumë sipërfaqe toke që kërkojnë kompensim, vlera financiare e të cilave shkon deri në 30 miliardë euro, kurse qeveria në 5 vitet e fundit, nuk ka dhënë më shumë se 20 milionë euro. “Deri tani nuk ka asnjë vendim për kompensim fizik. Vetëm Tirana ka 17 milionë metra katrorë tokë që kërkon kompensim”, thotë Toro. Ai e quan absurde vendimin për kompensimin monetar të ish-pronarëve në jo më pak se 10 për qind dhe jo më shumë se 20 për qind të fondit nga fatura e legalizimit, në një kohë që individi që i ka zënë tokën e ka përfituar të tërin pronën. Sa i takon shkrirjes së agjencive nëpër rrethe, Toro e gjykon si vendim të padrejtë. “Janë me mijëra qytetarë që po vuajnë stresin e përditshëm, duke ardhur në Tiranë. Problemit i shtohet edhe mungesa e informacionit, koha dhe paraja, duke qëndruar gjithë ditën në radhë”, sqaron sekretari i shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”. Sipas tij, afati i vendosur për kthimin e përgjigjes për 8 mijë dosje pronash është i pamundur për t’u realizuar.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›