Shkodër, kapen cigare kontrabandë, 1 në pranga

Shkodër, sekuetrohen 1850 steka cigare pa pullë fiskale, arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim një tjetër
Policia e Shkodrës ka sekuestruar sot një sasi cigaresh kontrabandë ndërsa ka arrestuar transportuesin e tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 45-vjeçari Tonin Kacerri pasi u kap në flagrancë duke tranportuar me automjetin tip Benz furgon me targa MA 23 65 B, një sasi prej 1850 steka cigare të ndara në 37 koli, mall ky i cili ishte pa pullë fiskale.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit shtetasit Edmond Gjolaj 36 vjeç, pasi mjeti në fjalë rezulton të jetë në pronësi të tij.
Ndërkohë materialet proceduriale në ngarkim të tyre po i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së rretshit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Kontrabandë me mallra që paguhet aksezë" "Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë" .