E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha padit për shpifje gazetën “Dita”

13-07-2013 / Gazeta 55

Djali i Kryeministrit: Tualeti mediatik i Edi Ramës mashtron opinionin publik, prej disa muajsh s’kam shkelur në Rinas


Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat, ndaj informacioneve të publikuara në një media të kontrolluar nga kreu i PS, Edi Rama. E përditshmja “Dita” shkruante se Shkëlzen Berisha është parë të largohet në aeroportin e Rinasit me një ngarkesë me 3 ngarkesa metalike. Vetë djali i Kryeministrit hedh poshtë pretendimet dhe paralajmëron ngritjen e një padie për shpifje ndaj gazetës “Dita”. “Sot gazeta “Dita”, një e përditshme e njohur ndryshe dhe si tualeti mediatik i Edi Ramës botoi shpifjen e radhës, ku akuzohem se paskam dërguar dje nga Rinasi në destinacion të paditur, një ngarkesë me 3 arka metalike, përmes një charteri me shkronja arabe. Ne respekt te opinionit dhe jo te  atyre qe servirin përrallat e 1001 netëve, dëshiroj te bej me dije se ky lajm është fund e krye një shpifje dhe trillim, pasi jo vetëm që nuk kam lëvizur asnjë ngarkesë jashtë apo brenda Shqipërisë, por ka disa muaj që as nuk kam shkelur ne aeroportin e Rinasit, gjë që provohet lehtësisht nga të gjitha e sistemet e tij. Ky përgënjeshtrim publik do të shoqërohet me një padi për shpifje”- thuhet në reagimin e Shkëlzen Berishës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›