Rumani, sot balotazhi për të zgjedhur presidentin
BUKURESHT- U hapën sot në Rumani, në orën lokale 07:00 qendrat e votimit për balotazhin presidencial, që zhvillohen në kohën kur vendi ballkanik është përfshirë nga një recesion i rëndë dhe është në pritje të zhbllokimit të një ndihme tp FMN-së. Rreth 18 milionë rumunë do të zgjedhin mes presidentit aktual të qendrës së djathtë, Traian Basescu dhe rivalit socialdemokrat, Mircea Geoana. Në turin e parë ata morën respektivisht 32,44 dhe 31,15 për qind të votave.
(atsh/BalkanWeb)
(atsh/BalkanWeb)