Elbasan, një 55 vjecar i dyshuar me virusin AH1N1
ELBASAN- Një 55 vjeçar, i shtruar në orët e vona të një nate më parë në spitalin infektiv në Elbasan, dyshohet të jetë prekur nga virusi AH1N1, duke shënuar kështu dhe të parin rast të dyshuar në këtë qytet.
Drejtori i qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, Pjerin Xhuvani, ka konfirmuar për agjencinë telegrafike shqiptare se “55 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nga simptomat e para dyshohet se është i prekur nga ky virus”.
Sipas z. Xhuvani pacienti është vendosur në një dhomë të veçantë dhe ka filluar të trajtohet me tamiflu. “Rasti i 55 vjeçarit është konsideruar si rast i mirëfilltë duke marrë parasysh simptomat që ka virusi AH1N1”, tha drejtori Xhuvani, i cili informoi se analizat e pacientit janë dërguar në Laboratorin Virologjisë në Tiranë.
Mësohet se pacienti punon si taksist në Greqi, nga ku mund të ketë marrë dhe virusin AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.
Rasti i parë me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua më 20 korrik të këtij viti, tek një 20-vjeçar nga Gjirokastra, i cili nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kishin ardhur nga jashtë. Deri tani numri i rasteve të konfirmuara si të prekura nga ky virus e ka kaluar shifrën 190. Ndërsa pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dhe viktimën e parë të virusit AH1N1. Ai ishte një 57 vjecar nga Sukthi i Durrësit i cili vuante dhe nga turmori në prostate.
(s.g/BalkanWeb)