Greqi, përleshje në Athinë, arrestohen 100 persona
ATHINE-Rreth 100 të rinj janë arrestuar pas përleshjeve me policinë greke në Athinë.
Përleshja e djeshme shpërtheu një ditë para një vjetorit të vrasjes së një të riu nga policia e Greqisë. Vdekja e adoleshentit grek Alexandros Grigoropoulos nga forcat e policise ne dhjetor te vitit te kaluar, shkaktoi trazirat me te forta ne Greqi prej disa dekadash.
Mes të arrestuarve në Greqi janë dhe 5 shtetas italianë.
Nga frika se mund të përsëritet dhuna e vitit të kaluar, rreth 10 mijë policë janë vendosur në mbarë Athinën.
(d.b/BalkanWeb)