Rumani tronditet nga një tërmet 5.3 ballësh
Bukuresht - Rumania është tronditur mbrëmë rreth orës 20:20 nga një tërmet 5.3 ballë i shkallës Riter. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte në zonën Vranekas, në lindje të Rumanisë. Kjo zonë njihet për lëkundjet sizmike.
Nga të dhënat e para nuk bëhet fjalë për viktima apo për dëme materiale. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin Bukuresht. Sipas Institutit Kombëtar të Fizikës, lëkundjet e kishin origjinën në 120 metra thellësi.