E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik mund ta ketë filmuar masakrën

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 19:05

I dyshuari për sulmet terroriste në Norvegji, Anders Behring Breivik, mund ta ketë filmuar të gjithë masakrën e tij ku mbetën të vrarë 69 persona, shumica prej tyre në ishullin Utoja.

Deklarata erdhi nga zyrtarë të policisë në Oslo ndërkohë që mësohet se Breivik gjatë marrjes në pyetje ka lënë të kuptohet se janë rreth 72 minuta filmime të autorizuara nga ai.

Ndërkohë, shefi i policisë Johan Fredriksen tha se forcat e rendit mund të kenë thirrur një helikopter shpëtimi gjatë operacionit në ishull por nuk kanë përdorur snajperistë. /shekulli/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›