E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kritikon NATO-n

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 12:26

Rusia ka thënë se sulmet e fundit të NATO-s në Tripoli janë një shmangie “e madhe” nga rezoluta e OKB-së për Libinë. Kjo, sipas Rusisë, mund të çoi drejt një eskalimi të mëtejshëm të dhunës në këtë shtet.

Një komunikatë e bërë publike për media e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, thotë se strategjia aktuale e NATO-s, “në asnjë mënyrë nuk është duke afruar te qëllimi kryesor e që është ndalimi i konfliktit të armatosur”.

Rusia ka abstenuar gjatë votimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që lejoi forcat ndërkombëtare të fillonin fushatën e sulmeve ajrore, për të mbrojtur civilët që po sulmohen nga forcat e udhëheqësit Muammar Gaddafi.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sërish në Tripoli, derisa sulmet e NATO-s kanë vazhduar në kryeqytetin e Libisë.

Sulmet e reja ndodhën pas goditjeve më të mëdha që bombardimet e NATO-s i kanë bërë Tripolit, vetëm 24 orë më parë.

Televizioni shtetëror libian ka raportuar se numri i viktimave, nga këto sulme, ka arritur në 19 persona.

SHBA-ja ka theksuar se Muammar Gaddafi “në mënyrë të pashmangshme” do të largohet nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›