Rumania mbështet anëtarësimin e shqipërisë në NATO.
Samiti i Aleancës që do të zhvillohet në Bukuresht do të dominojë me diskutimet për zgjerimin e NATO-sdhe ruajtjes së paqes në Ballkan. Në këtë kuadër ministri i jashtëm i vendit pritës Adrian Cioroianu, ka thënë se ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë do të forcojë krahun jugorë të Aleancës, duke shtrirë sigurinë dhe Stabilitetin në Ballkan. Sipas tij Bukureshti e mbështet anëtarësimin e këtyre shteteve, pavarësisht kërcënimeve greke për veto ndaj Maqedonisë për shkak të konfliktit të emrit. Gjithashtu Cioroianu shtoi se NATO dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin për anëtarësim me vendet e tjera të rajonit, Malin e Zi, Bosnjen dhe Serbinë. Në lidhje me Serbinë, NATO do t'i dërgojë një një mesazh të fortë këtij vendi se ka dëshirë për bashkëpunim me Beogradin sapo autoritetet atje të jenë gati.