Formula “Kuzhe”: “Shqipëri sulmuese, rezultat pozitiv”
Trajneri kroat synon kojë ofensive rezultat pozitiv kundër Danimarkës. “Kërkesa ime është luajmë futboll dhe jo të mbyllemi në portën tonë”
Trajneri i Kombëtares i dha “dorën e fundit mediatike” përgatitjeve anti-Danimarkë, sfida e dytë zyrtare e kroatit në stolin e Shqipërisë, pas asaj të humbur 1-2 me Portugalinë, më 6 qershor po në “Qemal Stafa”. Kuzhe beson te vazhdimësia e rezultateve pozitive, të reflektuara këto edhe në miqësoret kundër Gjeorgjisë (1-1) e Qipros (6-1), duke shprehur bindjen se “djemtë e tij” do të zbresin në fushë për një rezultat pozitiv me kryesuesen e grupit dhe të bëhen pjesë e “projektit” të tij për një “Shqipëri ndryshe”. “Për fat të keq jemi në fund të eliminatoreve, kur ne nuk kemi më shanse për kualifikim në Botëror, por ne kemi objektivat tona dhe për të bërë një paraqitje të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv. Takimi kundër Danimarkës është i veçantë për futbollistët dhe tifozët. Skuadra është përgatitur seriozisht dhe është e motivuar për të marrë një rezultat pozitiv. Sigurisht, Danimarka është skuadra më e fortë e grupit dhe vjen këtu për të fituar, por ne do të bëjmë lojën tonë”, - tha trajneri Kuzhe në konferencën e tij të dytë për shtyp gjatë tetë ditëve përgatitje për ndeshjen kundër danezëve.
“Rezultati ndaj Danimarkës nuk ka asnjë rendësi përsa i përket Shqipërisë në këtë fushatë eliminatore, por ai ka rëndësi për të ardhmen. Siç e kam thënë edhe më parë, ne kemi objektivat tona për të krijuar një skuadër me karakter sulmues. Për këtë arsye them se do të bëjmë një lojë të mirë e të marrim një rezultat pozitiv. Ky takim do të na ndihmojë për të ardhmen. Këtë ua kam ngulitur në mëndje edhe futbollistëve”, - theksoi Kuzhe, trajneri i pestë i huaj që drejton Shqipërisë që nga viti 2002, teksa më parë kanë drejtuar edhe italiani Dosena, gjermani Brigel, kroati Bariç e holandezi Han. Numri një i bankinës kuqezezë synon vazhdimin e serialit pozitiv të realizuar me Portugalinë, Gjeorgjinë e Qipros, pavarësisht se me portugezët humbi 2-1 në minutën e fundit, por pas një paraqitje vërtet dinjitoze. Shqipëria bëri një paraqitje mbresëlënëse kundër Qipros, ku “befasoi” mediat dhe ekspertët ndërkombëtare me atë fitore tensitike, 6-1, më e thella e ndeshjeve miqësore të 12 gushtit në të gjithë zonën europiane. Të njëjtën “ide fikse” ka dhe për ndeshjen kundër danezëve. “Sigurisht që ne do të luajmë me dy sulmues. Megjithatë mua do më pëlqente më shumë një lojë, ku mesfushorët të jenë shumë aktiv, sidomos ata që dinë të mbajnë topin dhe krijojnë raste”. “Kërkesa ime është luajmë futboll dhe jo të mbyllemi në portën tonë. Përballë Danimarkës, ne jo vetëm do të mbrohemi, por do te mundohemi të luajmë futboll dhe të shënojmë, pasi vetëm duke shënuar mund të arrijmë rezultatet që synojmë. Një ekip sulmues është një nga pikat e projektit tim. Salihi dhe Bogdani po kalojnë një formë shumë të mirë për momentin dhe shpresojmë që me këta të dy ne të arrijmë te goli”, - përfundoi Kuzhe, i cili ka në dispozicion edhe dy sulmues të tjerë, Edmond Kapllanin e Besart Berishën. Erjon Bogdani ka shënuar nga një gol në dy ndeshjet e fundit ku ai është aktivizuar, me Portugalinë (zyrtare) dhe Qipron (miqësore). Bogdani, me 2 gola të realizuar në këto eliminatore (Maltë e Portugali), është edhe golashënuesi më i Shqipërisë, i ndjekur nga Klodian Duro e Armend Dallku, të këta me nga një gol, të realizuar pikërisht kundër në fitoren kundër Maltës. Grupi 1 eliminator kryesohet nga Danimarka me 17 pikë, e ndjekur nga Hungaria me 13, Suedia me 12 pikë, Portugalia me 10, Shqipëria me 6 pikë e Malta, e fundit me një pikë.
Bastet, Danimarka, superfavorite
Danimarka konsiderohet si superfavorite në raport me Shqipërinë nga kompanitë e bastëve, edhe pse takimi eliminator luhet në “Qemal Stafa”. Kontrasti është i madh. Për fitoren e Shqipërisë, koeficienti është 5.75. Barazimi kuotohet, 3.80 dhe fitorja e Danimarkës, 1.50, çka duket si një formalitet.
232 NDESHJE
Takimi kundër Danimarkës, do të jetë i 232-i ndërkombëtar i Shqipërisë, duke përfshirë këtu ndeshjet zyrtare, ato për eliminatoret e kampionateve botërore, kualifikueset e Europianëve, turneve të ndryshëm dhe miqësoreve. Takimi i parë në kuadër të eliminatoreve të një kampionati botëror, është luajtur pikërisht kundër Danimarkës, më 29 qershor 1963, ndeshje e humbur me rezultatin e thellë 4-0. Ekipi ynë drejtohej atëherë nga Loro Boriçi.
Olsen: “Shqipëria ka ndryshuar për mirë”
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, tregoi respekt të madh për Shqipërinë, kur kanë mbetur pak orë nga përballja e ditës së mërkurë në “Qemal Stafa”. Faqja daneze, Sporten.dk, citon teknikun danez, të ketë thënë për mediat vendase, se “sidomos në
sidomos në shtëpi ka qenë e vështirë për të mundur Shqipërinë në kualifikueset aktuale”, duke kujtuar barazimin 0-0 të Suedisë, ndërkohë që Portugalia arriti të siguronte tre pikët në kohën shtesë. “Në të gjitha drejtimet kjo është në ndeshje e vështirë. Duhet të angazhohemi në këtë betejë me besimin në aftësitë tona dhe të tregojmë se jemi një ekip i mirë futbolli”, - tha Morten Olsen. Të martën në mbrëmje, Danimarka zhvilloi dhe stërvitjen njohëse në “Qemal Stafa”. Më 1 prill të këtij viti, Danimarka fitoi 3-0 me Shqipërinë, por dhe vetë danezët e shohin shumë të vështirë ndeshjen e kthimit në Tiranë. “Unë i shoh sot ata më mirë të organizuar sesa ishin më parë. Kjo është diçka që vjen natyrshëm pas ndërrimit të trajnerit (Ari Han) pas dështimit në ‘Parken Stadion’. Përveç avantazhit të luajturit në shtëpi, - Danimarka do të gjejë edhe në Shqipëri shumë më mirë. Lorik Cana do të luajë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Erjon Bogdani do të jetë në sulm”, -citohet Olsen nga faqja daneze, Bold.dk. Vetëm Majkëll Silberbauer është në dyshim në ndeshjen kundër Shqipërisë, për shkak të një dëmtimi në këmbë në ndeshjen kundër Portugalisë.
Biletat
Për Shqipëri-Danimarkë, një biletë në tribunën kryesore do të kushtojë 5 mijë lekë. Ndërkohë, 2 mijë do të jetë tribuna D2, ndërsa nga 1 mijë D1 dhe ajo D3. Anësoret nga 300 lekë.
Ndeshja
Takimi eliminator për grupin 1 do të luhet më 9 shtator në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 20:30. Kjo ndeshje do të transmetohet direkt nga Televizioni Publik Shqiptar.
Gjyqtarët
Cuneyt Çakir do të jetë gjyqtari kryesor i Shqipëri-Danimarkë. Ndihmës të tij do të jenë turqit Bahattin Duran dhe Tarik Ongun. Ndërsa vëzhgues është italiani Danilo Filakione.
Vodafone argëton tifozët
Vodafone Albania rikthehet për të gjithë fansat e futbollit me Vodafone Fan Club. Edhe këtë herë Fan Club do të ngrihet tek “Ura e Re” pranë ish-Bllokut, dhe për dy ditë rresht, të martë dt. 8 Shtator, dhe ditën e ndeshjes të gjithë fansat e kombëtares do mund te argëtohen dhe të ndjekin drejtpërdrejt nga ekrani gjigant ndeshjen që zhvillohet pak kilometra më tej. Përveç kësaj fansat e kombëtares do mund të luajnë calceto, foosball dhe të tjera lojëra argëtuese. Fituesit e lojërave të organizuara do të marrin bileta falas për të ndjekur ndeshjen live në stadium.
9 Shtator 2009