E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumsfeld: Berisha, një mik i fortë i SHBA – Shqipëria e meritoi anëtarësimin në NATO

19-06-2013 / Gazeta 55

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane patur një kontribut të madh në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një fakt ky i pamohueshëm. Por Shqipëria e ka merituar plotësisht të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike, siç thotë ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, qe ne kohen e anëtarësimit ishte në krye të Pentagonit. Dhe jo vetëm, kaq. Por i ka sjellë aleancës energji te reja.

Rumsfeld: Vendi ka bërë progres të konsiderueshëm, është një partner i mirë në NATO dhe unë mendoj se ka sjellë energji dhe perspektiva të reja për Traktatin e Atlantikut të Veriut gjë që është e vlefshme”.
Pra Shqipëria e meritoi anëtarësimin ne NATO?
Rumsfeld: Absolutisht po. Nuk do të ishte ftuar të ishte pjesë e NATO-s nëse nuk do të kishte merituar anëtarësimin. Ka qenë një gjë e mirë për Shqipërinë, por edhe diçka tjetër që nuk e them vetëm unë, është pozitive edhe për NATO-n që Shqipëria është pjesë e saj si aleate dhe mike”.
Donald Ramsfelld rikthehet në Shqipëri pas 7 vjetësh. Nga viti 2006 ai thotë se vendi ka ndryshuar shume.
Rumsfeld: Ka pothuajse 10 vjet që vizitoj Shqipërinë, dhe sa herë që vij, impresionohem me progresin që ka bërë vendi. Është vend i bukur, vend i këndshëm dhe unë jam i kënaqur që jam kthyer sërish. Më pëlqejnë njerëzit, energjia e tyre, aktiviteti, zhvillimet industriale, më pëlqen të jem me njerëz të tillë dhe respektoj progresin që ata kanë bërë... Dhe vlerësimet për këto ndryshime ne vend ai ia dedikuan kryeministrit Berisha, për të cilin thotë se është një aleat i forte i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt ai është një aleat i fortë. Ai është një burrë me energji të mëdha, dhe ka dhënë një kontribut të madh për popullin shqiptar, dhe sigurisht ka kontribuar edhe në NATO. Unë personalisht e konsideroj një mik.
Për ju personalisht, po për SHBA?
Rumsfeld: Gjithashtu.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›