E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata dënon me 36 vite burg 3 gjermanët e kapur me drogë

21/04/2010 U arrestuan me 40 kg heroinë

TIRANË – Gjykata për Krime të Rënda vendosi dje të deklarojë fajtor dhe dënoi me burg tre gjermanët e kapur me drogë rreth një vit më parë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë. Franz Kiacsek dhe Regina Kiacesk u dënuan me nga 11 vite burg, ndërsa shoku i tyre Daniel Englert me 14 vite burg. Tre shtetasit gjerman u kapën me 40 kg drogë të llojit heroinë teksa po tentonin të kalonin kufirin me Greqinë. Ata pranuan të gjykohen në gjendjen që janë aktet për t’i shpëtuar dënimit të rëndë. Ndërkohë që bashkë me ta në gjykim erdhi dhe një shtetas shqiptar, për të cilin u veçua çështja pasi nuk pranoi gjykimin e shkurtuar. Alban Pëllumbi u dënua me 13 vite burg nga një tjetër trup gjykues. Ndërkohë që Zaim Tafa u lirua nga Gjykata e Lartë dhe vazhdon të jetë i lirë edhe në gjykim. Droga e kapur arrinte vlerën e 2 milionë eurove. Operacioni që bëri të mundur arrestimin e të pandehurve mban emrin “Kështjella”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›