Historia kundër kuqezinjve, me Rumaninë 8 humbje rresht

Speciale nga Dash Frashëri
Rumania e futbollit nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë. Të dyja përfaqësueset janë ndeshur plot 12 herë midis tyre që nga përballja e parë para 61 vjetësh. Një bilanc aspak optimist për Shqipërinë, ka fituar 2 ndeshje, barazuar 1, teksa kemi pësuar 10 humbje (8 rresht), e fundit më 6 shtator 2007. Kjo e së mërkurës është e 13-ta midis dy ekipeve, ku trajneri Oto Baric do të jetë trajneri i 8-të që do të ndeshet me një kombëtare rumune, por që brenda saj ka një të vecantë për kolegun e tij. Viktor Picurka është autori i një goli kundër Shqipërisë në ndeshjen për eliminatoret e Kampionatit Europian, më 25 mars 1987 në Bukuresht, ku pësuam një humbje të thellë 5-1.
1946 -Ndeshja e parë midis dy ekipeve daton më 13 tetor 1946, kur Shqipëria fitoi 1-0 me golin e të madhit Qamil Teliti në finalet e Kampionatit Ballkanik të fituar nga Shqipëria (i vetmi trofe ndërkombëtar).
1947 - Pas këtij triumfi të vogël, më 25 maj 1947, Shqipëria do të shkatërrohej më shtatë muaj më pas po në kryeqytetin shqiptar nga Rumania me rezultatin e thellë 4-0, po për Kampionatin Ballkanik, ku rumuni Iiliu Farkas shënoi plot tri herë në portën e mbrojtur nga Alfred Bonati.
1948 - Befasisht, gati një vit më pas, më 2 maj 1948, Pal Mirashi do të ripërsëriste fitoren 1-0 atje dhe ku vetë rumunët nuk e prisnin, në kryeqytetin e tyre, Bukuresht, në stadiumin "Giuleshti", në prani të 20 mijë shikuesve. Këmba e artë e Pal Mirashit sigloi fitoren e dytë kundër Rumanisë në një ndeshje për Kampionatin e Europës Juglindore, një lloj kampionati ballkanik.
1949 - Ndeshja e katërt midis dy ekipeve, e zhvilluar me 23 tetor 1949, përfundoi në barazim 1-1, ku Qamil Teliti (50') barazoi pjesën e dytë golin e shënuar nga kapiteni rumun, Josif Petcovski (23'). Një ndeshje e ndjekur nga 40 mijë shikues në stadiumin "Republicci". Më 29 Nëntor 1949, në Ditën e Clirimit të Shqipërisë, Shqipëria do të humbiste 4-1 miqësoren me Rumaninë, ku ishte sërish Pal Mirashi që do të shënonte golin e vetëm përballë katër të rumunëve me autorë Iion Lungun (2) dhe Stefan Filoti e George Vazcki nga një.
1950 - Vit i rezultatit më të thellë të pësuar nga Rumania, 6-0, nga të cilët plot pesë gola vetëm në pjesën e parë: Josif Petcovski (2), Andrei Radulesku (2), Andrea Mercea (1) dhe Ioan Suru (1) ishin autorë të golave.
1972- Takimet midis dy vendeve rifillojnë pas 22 vitesh, kur Shqipëria do të humbiste 2-0 në Bukuresht, më 29 tetor 1972, për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Dy gola të pësuar qysh në pjesën e parë dhe brenda tri minutash nga Nikolae Dobrin (38') dhe Emerih Dembrovski (41').
1973 - Ndeshja e kthimit e zhvilluar në Shqipëri, më 6 maj 1973, ishte edhe më e trishtuar. Rumania fitoi në Tiranë 4-1, ku Sabah Bizi shënoi golin e nderit për Shqipërinë në minutën e 85-të, kur rumunët kryesonin me rezultatin 4-0, me gola të shënuar nga Ion Dumitru, dy gola nga Florea Dumitrake (1 me penallti) dhe Teodor Taralunga.
1987 - Rumania zhduket për gati 25 vjet nga skena e futbollit shqiptar, për t'u ritakuar për eliminatoret e Kampionatit Europian, më 25 mars 1987 në Bukuresht, ku pësuam një humbje të thellë 5-1. Golin e parë kundër Shqipërisë e pat shënuar trajneri i sotëm i Rumanisë, Viktor Picurka, qysh në minutën e dytë të takimit. Shkëlqim Muca barazoi 1-1, por më pas erdhi furia rumune me 4 gola të tjerë: Ladislau Boloni, George Haxhi, Miodrag Belodedici dhe Adrian Bumbesku. Ndeshja e kthimit më 28 tetor 1987 u zhvillua në Vlorë dhe humbja ishte të paktën dinjitoze 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi rumuni Mikael Klein.
1988 - Një ndeshje miqësore, por e humbur thellësisht 3-0. Miodrag Belodedici, George Haxhi dhe Rodion Kamataru. Një ndeshje pa koment për trajnerin Shyqyri Reli.
2006 - Kaluan plot 18 vjet nga ndeshja e fundit me Rumaninë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në historinë e dy ekipeve. Shqipëria barazoi në Bjellorusi 2-2, Rumania barazoi në shtëpi me Bullgarin 2-2, por kur të dy skuadrat u përballën, më 6 shtator në Tiranë, fitoi Rumania 2-0. Goli i parë u shënua nga Dika dhe tjetri nga Adrian Mutu me penallti.
2007 - Kjo e së mërkurës, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008-s, është e 14-ta midis dy ekipeve. Rumania është tashmë e kualifikuar dhe lufton për vendin e parë në grup, ashtu si dhe Holanda (të dyja kanë nga 26 pikë), ndërsa Shqipëria për të humbur vendin e katërt.
Muca, golashënuesi i fundit
Shkëlqim Muca është golashënuesi i fundit shqiptar që ka shënuar në portën e Rumanisë, pikërisht në ndeshjen e luajtur në Rumani për eliminatoret e Kampionatit Europian 1988, ku humbëm me rezultatin e thellë 5-1 me Kombëtaren rumune të drejtuar nga Emerik Jenei. Autorët e tjerë të golave shqiptarë janë Qamil Teliti (autori i goli të parë historik kundër Rumanisë), Pal Mirashi (2 gola), Sabah Bizi.
TË GJITHA NDESHJET
SHQIPËRI-RUMANI
1. 13.10.1946
Shqipëri-Rumani 1-0
(Kamp. Ballkanik)-
Tr.: Ljubosha Brocic
2. 25.05.1947
Shqipëri-Rumani 0-4
(Kamp. Ballkanik)
Tr.: Adem Karapici
3. 02.05.1948
Rumani-Shqipëri 0-1
Kamp. Ballkanik)
Tr.: Adem Karapici
4. 23.10.1949
Rumani-Shqipëri 1-1
(Kamp. Ballkanik)
Tr.: Sllave Llambi
5. 29.11.1949
Shqipëri-Rumani 1-4
(Miqësore)
Tr.: Ludovik Jakova
6. 05.10.1950
Rumani-Shqipëri 6-0
(Miqësore)
Tr.: Ludovik Jakova
7. 29.10.1972
Rumani-Shqipëri 2-0
(El. Botërorit 1974)
Tr.: Myslim Alla
8. 06.05.1973
Shqipëri-Rumani 1-4
(El. Botërorit 1974)
Tr.: Myslim Alla
9. 25.03.1987
Rumani-Shqipëri 5-1
(El. Euro 1988)
Tr.: Agron Sulaj
10. 28.10.1987
Shqipëri-Rumani 0-1
(El. Euro 1988)
Tr.: Agron Sulaj
11. 20.09.1988
Rumani-Shqipëri 3-0
(Miqësore)
Tr.: Shyqyri Reli
12. 06.09.2006
Shqipëri-Rumani 0-2
(El. Euro 2008)
Tr.: Oto Baric
13. 21.11.2007
Rumani-Shqipëri 17:00
(El. Euro 2008)
Tr.: Oto Baric
BILANCI
12 ndeshje
2 fitore Shqipëria
1 barazim
9 fitore Rumania
6-31 golat
Rumania e futbollit nuk është një kundërshtar i panjohur për Shqipërinë. Të dyja përfaqësueset janë ndeshur plot 12 herë midis tyre që nga përballja e parë para 61 vjetësh. Një bilanc aspak optimist për Shqipërinë, ka fituar 2 ndeshje, barazuar 1, teksa kemi pësuar 10 humbje (8 rresht), e fundit më 6 shtator 2007. Kjo e së mërkurës është e 13-ta midis dy ekipeve, ku trajneri Oto Baric do të jetë trajneri i 8-të që do të ndeshet me një kombëtare rumune, por që brenda saj ka një të vecantë për kolegun e tij. Viktor Picurka është autori i një goli kundër Shqipërisë në ndeshjen për eliminatoret e Kampionatit Europian, më 25 mars 1987 në Bukuresht, ku pësuam një humbje të thellë 5-1.