Runi- gjithnjë problem temperamenti

Kanë kaluar vetëm 34 ditë nga ai karton i kuq për sulmuesin e Anglisë, Runi që krijoi aq shumë polemika, në ndeshjen cerekfinale të botërorit të Gjermanisë, Angli-Portugali dhe përsëri temperamenti shpërthyes i 21-vjecarit ka krijuar shqetësime te tekniku Ferguson. Ky i fundit ka frikë se Runi mund të pezullohet në startin e sezonit të ri. Gjyqtari holandez Bosen ka larguar nga fusha Runin në fundin e pjesës së pare, në ndeshjen që Mancester Junajtid fitoi 3:1 me Porton, në turneun e Amsterdamit, pasi goditi në fytyrë një mbrojtës kundërshtar në luftën për topin. Sulmuesi i ri anglez, përballet me një pezullim prej tre ndeshjesh në startin e sezonit, ndaj Fulham, Charlton dhe Uatford, nëse gjyqtari e e cilëson në raportin e tij, veprimin e Runit, si violent. Ferguson nuk vonoi të marrë në mbrojtje sulmuesin e tij, duke theksuar se Runin po e ndëshkon reputacioni i krijuar. Nuk mund ta shpjegojë ndryshe duke pare një veprim tjetër, kur Solskjaer u godit me bryll dhe kundërshtari i tij as dhe u paralajmërua. "Nuk pashë asnjë ndryshim në veprimin e kryer nga futbollisti i Portos dhe Runi. Por metri i ndëshkimit ishte diametralisht i kundërt". Runi i befasuar la fushën Arena të Amsterdamit, duke pritur të shikonte në skenën gjigande elektronike të stadiumin përsëritjen e veprimit të tij, por ai nuk u dha. Për teknikun Ferguson gjërat u përkeqësuan se pas Runit u ndëshkua me karton të verdhë dhe mesfushori Scholes, për një ndërhyrje të rrezikshme nga pas dhe kjo nuk është një gjë e re për të. Dhe ndërsa mbrojti kartonin e kuq të Runit, Ferguson ishte i ashpër me Scholes: "Nuk mund të ketë asnjë shfajësim për Pol. Ishte një ndërhyrje e rëndë nga pas". Për Fergusonin këto dy kartona të kuq krijojnë jo pak probleme për ndeshjen e hapjes së sezonit me Fulham më 20 gusht.