E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti: “Mund të largojmë ndonjë futbollist kyç”

Merkatoja e transferimeve është tashmë në qendër të vëmendjes së Luciano Spaletit, teknikut të romës. Më një buxhet prej vetëm 10 milionë uro për të bërë blerje, do të kërkohet nje rimodelim I skuadrës romane, ndoshta duke sakrifikuar ndonjë emër të rëndësishëm. Spalleti nuk tregon asnjë emër, por mjafton të ndjekësh arsyetimin e tij për të arritur tek përfundimi
Së pari: cfarë i duhet Romës dhe Spaleti që thotë; një mesfushor qendre dhe të krahut të majtë dhe kandidatët këtu nuk mungojnë; Muntari, appiah, Diarra, Pizzarro, timoshouk. Spaleti nga ana tij pëlqen shumë Muntarin, por mesfushoiri ganez kushtoin shumë; 13 milionë euro.
E megjithatë llogaritë sërish nuk dalin. Dy blerje të një niveli të lartë sigurisht e tejkalojnë buxhetin e parashikuar nga drejtuesit e klubit të Romës dhe atëherë Spalleti propozon të vetmen rrugëdalje; një largim të rëndësishëm që do të thotë sakrifikim I një futbollisti kyc për të marrë dy. Po cili mund të jetë i sakrifikuari?. Dy janë konceptete e Spaletit: "në mbrojtje jemi shumë dhe njëri duhet të largohet. Per Panucin parashikohet një e ardhme si mbrojtës qendre. Atëherë mbeten në balotazh Chivu e mexes. Sipas hierarkisë romane Chivu nuk është vetëm një futbollist I një klasi të lartë por edhe një lider atëherë rregulli I përjashtimi tregon se ai që mund të largohet është pikërisht francezi Mexes të paktën për momentin. Ndërkohë që janë të mbylluar llogaritë për repartin e sulmit. Spaletit i pëlqen Mido ndërkohe që Montela po rikthehet në nivelet e lojës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›