E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi i Francës: Landis çkurorëzohet

Historia e Turit të Francës pasurohet, por në kahun e lëvizjes negative. Për here të pare në historinë e garës më të rëndësishme të ciklizimit profesionist, një fituesi të saj i hiqet titulli për shkak se dështon në testing antidoping. Nuk është zyrtarizuar, por është vetëm cështje e shkurtër kohe, që amerikanit Floid Landis ti hiqet trofeja e kampionit të Turit të Francës, pasi dhe testi B tregoi nivel të tejkaluar të testosteroneve, ashtu si dhe kontrolli i pare antidoping, i kryer më 20 korrik, menjëherë pas asaj etape që cuditi të gjithë, të 17-të. Skuadra Fonak e ka përjashtuar nga radhët e saj, ciklistin amerikan. Landis u mbrojt, duke theksuar se është i pafajshëm, por tani që dhe testi B rikonfirmon të parin, gjërat shkojnë drejt një fundi shkatërrues për ciklistin amerikan. "Federata ndërkombëtare e ciklizmit (UCI), njofton dhe se testi B në urinën e Landis, të kryer në laboratorin e Parisit më 26 korrik, konfirmoi rezultatet e analizës së testit A, thuhet në komunikatën e UCI-it. Dhe në përputhje me rregullat e anti-dopingut dhe komisionit të anti-dopingut, UCI do ti kërkojë federates amerikane të ciklizmit, hapjen e një procesi disiplinos ndaj Landis". Ciklisti amerikan do të dorëzojë trofenë e kampionit në Turin e Francës dhe bashkë me të dhe cmimin e fituar prej 450000 euro. Ato do ti kalojnë ciklistit spanjol Oskar Pereiro, që doli në vendin e dytë, 57 sekonda pas Landis. Mbeten dhe disa rrugë ligjore për ciklistin amerikan për të mbrojtur pafajësinë e tij, megjithatë skuadra Fonak është e pandjeshme. "Landis ka thyer kodin e etikës ndaj dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës, ndërkohë që mund të vazhdojë të ndjek opcionet legale, por në mënyrë individuale", thuhet në komunikatën e lëshuar nga skuadra Fonak. Ndërsa Landis vazhdon të thotë se "ishte më i forti në Turin e Francës, spanjoli Pererio përgatitet për të festuar dhe pse prêt zyrtarizimin nga UCI. Pereira bëhet i pesti ciklist spanjol që triumfon në Turin e Francës, duke i kthyer kësaj shkolle suksesin pas 11 vjetësh. Përpara Pereirës kishin fituar Federiko Martin Bahamontes (1959), Luis Okana (1973), Pedro Delgado (1988) dhe pesë here fituesi Migel Indurain (e fundit për të më 1995).

Ciklisti Floyd Landis pwrjashtohet nga ekipi "Phonak"

Amerikani Floyd Landis, fitues i Turit Ciklistik te Frances, eshte perjashtuar nga ekipi i tij zviceran Phonak pas konfirmimit te rezultateve anormale te kontrollit te tij anti-doping, beri te ditur te shtunen Phonak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›