E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lion dhe hendeku i madh me të tjerët

Një anketim i zhvilluar pak ditë përpara startit të sezonit të ri në ligën e parë franceze, i bërë me teknikë dhe futbollistë të 20 skuadrave pjesëmarrëse krijonte një konfigurim jo befasues: Lioni dhe hendeku i madh me të tjerët. Skuadra e drejtuar nga Hulie kërkon titullin e gjashtë radhazi kampion dhe një rrugë ambicioze në ligën e kampioneve. Nantë kundërshtari në ditën e pare të sezonit për Lion, përligj diferencën e madhe të kampionit me pjesën tjetër të ligës së pare. Dhe pse me shumë mungesa titullarësh (nëntë të tillë), për shkak se janë rikthyer vonë në stërvitje, pasi morën pjesë me skuadrat kombëtare në botërorin, Lion duke kapërcyer një disavantazh të shpejtë të vendëse (shënoi Bukhari), barazoi shumë shpejt pas 60 sekondash (autor Benzema). Në mungesë të titullarit Kupe, Verkotre, ishte përcaktues në një gol të dytë për Nantën, që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Dhe pas pushimit Skilaci i ardhur nga Monako, e kaloi në epërsi Lionin, që ndëshkon në fund me golin e Fred pas një kombinimi me Kallstron. Starti me fitore nga Lion ka lehtësuar teknikun Hulie, që gradualisht do të plotësojë skuadrën me të gjithë titullarët e rikthyer në stërvitje. Fitorja në Nantë ka pasohet me një plus tjetër për Lionin: mesfushori sulmues Riberi bëri të ditur se dëshiron të largohet nga Olimpik Marsejë, për te skuadra kampione pasi "ambicioni i tij është që të luajë në ligën e kampioneve dhe të fitojë trofenë e kampionit". Për Riberin Olimpik Marsejë mund të bëhet një klub i madh, por këtë kërkon kohë. Nga ana e tij presidenti i Lionit, Aulas nuk e fshehu gëzimin për vendimin e Riberit: "Prej kohësh ai ka qenë prioriteti ynë dhe ne kemi shpresuar se do të vinte te Lion".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›